21 Janar
Banorët ankohen se nuk përfillen nga komuna aspak, ndërsa marrëveshjen nuk e respekton as firma e cila menaxhon me hidrocentralet, e cila ka premtuar rregullimin e ujësjellësit dhe rrugës.
Momentalisht pimë ujin nga turbina që përmban vaj përmban lubrifikant të ndryshëm që janë edhe kancerogjene. Por nga pamundësitë për të marr ujë nga burime tjera detyrohemi ta marrim atë ujë. Komuna është e njoftuar për këtë por nuk marrin masa. Ne do presim reagimet e atyre, nëse nuk marrin masa ne do i nxjerrim krejt banorët e fshatit Përshevc, ose t`i ndalim turbinat ose ta gjejmë fajtorin”.
Gjatë verës nuk e konsumojmë ujin se është i papastër, shihet gjendja se si futet në gyp për pije”.
Kryesorja është që ne pimë ujë kancerogjen. Nga turbina marrim ujin, ajo është me flliqësira me vajra me krejt – ankohen qytetarët.
Kreu i Bashkësisë Lokale thotë se gjatë katër viteve disa herë iu është drejtuar me kërkesë si komunës po ashtu edhe ndërmarrjes që menaxhon me Hidrocentralet, por gjithnjë kërkesa e tyre has në vesh të shurdhër. Nga ana tjetër nga komuna e Tearcës shprehen se, banorët mbajnë fajin vet sepse, refuzojnë të kyçen në sistemin e ndërmarrjes publike.
Ata na premtuan se këtu do merret uji dhe prej turbinës por do të ketë filtrim. Stacion filtrimi nga këtu deri tek rezervuari jonë nuk ka. Unë nuk e di kush duhet ta bëj këtë por këto ishin premtime para se të nis puna dhe nuk u realizuan – deklaroi Qamil Asani, kryetar i BL Përshefcë.
Problemi është se Përshefca she Gllogji nuk janë në sistem dhe nuk pranojnë të hynë në sistem me neve. E vërtetë është se e marrin ashtu ujin por për të marrë ujë tek neve, në stacionin e filtrimit tonë ata duhet të kyçen në sistem – deklaroi Sinkron:Mefail Miftari. Drejtor i NP Higjiena Tearcë.
Për pasojë të këtyre mos marrëveshjeve, rreth 700 shtëpi apo rreth 4000 banorë të fshatit Përshefcë, për katër vite me radhë përballen me mungesën e ujit për pije apo edhe kur kanë ujë ata konsumojnë ujë të ndotur.
Bashkim Sulejmani

