21 Janar
Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Dizhon të Çairit. Shetetsja ZH.K (1976) e ardhur nga Tetova ka sulmuar shtetasen M.SH (1984) nga Shkupi me sëpatë, por shtetësja M.SH i është kundërpërgjigjur me një thikë guzhine duke e goditur disa herë për vdekje.
Shtetsja Zh.K është dërguar me makinë të ndihmës së shpejtë në spitalin e Shkupit, por nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra.
Ekipe të MPB-së dhe Prokurorisë Publike menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rasti dhe pritet që MPB-ja të dalë me një versionin zyrtar në lidhje me vrasjen e radhës në Çair.

