21 Janar
“Viale Xhakomo numër 76” dhe “Gjorgji Peshkov nr 5”. njëra adresë në Forli, Itali ndërsa tjetra në rrugën e boemëve në Qendër të Shkupit. Këto i lidh kompania e cila me vite punon në rikonstruktimin e teatrit shqiptar në Shkup. Sipas të dhënave që i siguroi Alsat M, përfaqësuesit e kompanisë “Lamone Moreda” e cila falimentoi para katër viteve, e që paraprakisht firmosi kontratë në vlerë prej 8 milion euro për rekonstruktimin e teatrit, kanë hapur kompani të re në Maqedoni. Pikërisht kjo kompani e re para dy viteve e ka blerë filialin e këtushëm të “Lamone Moreda”. Përveç kësaj, kanë formuar edhe degë të re në Shkup të kompanisë së hapur në Itali, “Shencia” SHPK. Kompania në Maqedoni quhet Shencia Italia Shkup. Arkitektë dhe inxhinierë ndërtimor kanë qenë të dy personat që në vitin 2012 si persona të autorizuar të “Lamone Moreda” paraqiten si udhëheqës të “Lamone Moreda” – filialit në Shkup. Kompania këtu është hapur në shtator të vitit 2012. Kjo kompani në bilancet financiare tregon fitim në punën e saj në vitin 2013 dhe 2014. Në vitin 2015 ka shënuar humbje, ndërsa në 2016 përsëri fitim. Në vitin 2015 dhe 2016 kjo kompani nuk ka asnjë të punësuar në Maqedoni. Por, në shkurt të vitit 2016, kompania italiane “Shencia” SHPK nga Italia e blen filialin e “Lamone Moreda” në Maqedoni dhe formojnë filialin e këtushëm – “Shencia Italia” – Shkup me seli në lagjen Debar Maallo. Pikërisht kompania “Shencia” SHPK nga Italia në procedurë me bisedime pa tender dhjetorin e vitit të kaluar firmosi kontratë prej rreth 1 milion euro me Teatrin Shqiptar për përfundimin e rikonstruktimit. Në ndërkohë, kompania italiane “Lamone Moreda” falimenton. Dokumentet për falimentimin e kësaj kompanie i publikuan edhe autoritetet në Itali dhe janë publike. Falimentimin e para dy viteve për Alsat M e konfirmoi edhe sekretari i Atëhershëm Shtetëror në Ministrisë e Kulturës, Behixhudin Sheapi. Gjatë falimentimit kjo kompani ia doli ti marrë 20% nga kontrata 8 milionëshe. Më 13 dhjetor 2016 kompania “Shencia” para se ta firmosë kontratën e fundit thuajse milionëshe me teatrin, ka firmosur edhe një kontratë në vlerë prej plus 200 mijë eurove. Alsat M, që një ditë më parë u mundësoi përgjegjësve në Teatrin Shqiptar para kamerave që të sqarojnë kontratën e fundit, megjithatë një gjë e tillë u refuzua. Nga Ministria e Kulturës thanë se teatri është institucion shtetëror më vete i cili vetë firmos kontrata, ndërsa ata vetëm i sigurojnë paratë. Qeveria në seancën e muajit nëntor vitin e kaluar siguroi para për mbulimin e borxheve të Teatrit Shqiptar. Propozimi u votua në Kuvend, ndërsa për pagesën e borxheve kishin ridestinuar mbi 300 mijë euro.
Bojan Stojanovski

