22 Janar
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Methju Nimic do të vizitojë Shkupin dhe Athinën në dhjetë ditët e ardhshme, për ti njoftuar krerët e dy shteteve për raundin e fundit të bisedimeve, por edhe për propozimet. Nga qeveria thonë se po analizojnë propozimet e Nimicit të dala nga takimi i fundit me negociatorët. Por nga ekzekutivi nuk japin më shumë detaje lidhur me propozimet.
Qeveria e Maqedonisë
“Qeveria tashmë punon në analizimin dhe konsultimet rreth kornizës së dorëzuar nga ndërmjetësi Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces sa më inkluziv që të jetë e mundur përfshirja e gjithë faktorëve politik në vend, në drejtim të ndërtimit të një strategjie të përbashkët”
Qeveria greke shprehet optimiste se në takimin e së mërkurës mes dy kryeministrave Cipras dhe Zaev në Davos to të shënohet përparim në drejtim të zgjidhjes së kontestit me një zgjidhje të pranueshme për dyja palët. Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakopulos, në takimin e rregullt me gazetarët tha se në agjendën e takimit të Davosit është paraparë të diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me emrin dhe irredentizmin.
Në periudhën e kaluar kishte deklarata, paraqitje nga dyja palët, nga qeveria greke dhe qeveria e IRJM-së, të cilat edhe i kanë ndryshuar, posaçërisht këta të fundit, i ndryshojnë paraqitjet irredentiste nga e kaluara dhe tregojnë, sipas mendimit tonë, një dëshirë intensive dhe sinqeritet që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për dyja palët. Kjo do të jetë edhe korniza e takimit me z.Zaev me 24 janar në Davos. Shpresojmë se gjatë këtij takimi do të arrihet përparim i vërtetë drejt gjetjes së zgjidhjes – tha Dimitris Xanakopulos, Zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.
Por sipas mediave greke, takimi Cipras-Zaev do të kalojë nën hijen e protestave të një dite më parë që u mbajtën në Selanik. Sipas mediave në Athinë, Ciprasi më lehtë do të kishte të gjejë zgjidhje se sa të sigurojë mbështetje në popull. Nga partia Syriza thanë se në protestën e djeshme kishte elemente nacionaliste, ndërsa u zotuan se do të mbrojnë interesat nacionale. Kreu i partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Micitakis akuzoi partitë në pushtet se nuk mbrojnë interesat nacionale. Në protestën e Selanikut rreth 90 mijë qytetarë shprehën mospajtim që zgjidhja e emrit të përmbajë termin “Maqedoni”, për shkak se sipas tyre “Maqedonia është Greqi”.
Anesa Saliu

