Liderët botëror, elitat politike dhe ekonomike si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar sot marrin pjesë në forumin katër-ditor në Davos me moton “Le të krijojmë një të ardhme të përbashkët në një botë të vetme të ndarë”.
Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Cipras janë në mesin e qindra mysafirëve të forumit ku tema kryesore do të jetë mosmarrëveshja që Greqia ka me emrin kushtetues të Maqedonisë. Pastaj ndërmjetësuesi i OKB Matthew Nimetz do të takohet me ministrat e jashtëm të të dy vendeve.
Dje në Bruksel, Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias mbeti optimist me qëndrimin e tij:
“Jemi pranë pyetjeve të caktuara rreth zgjidhjes. Mendoj se disa tema që do të diskutohen të mërkurën, më 24 janar në Davos, do të tregojnë se ku po lëvizim. Natyrisht, diplomacia greke përdor presionin që pala tjetër ka për të hapur perspektivën e saj evropiane”./Almakos

