22 Janar
Me 15 vota “pro” Xhemile Mehmeti nga Lëvizja BESA sot është zgjedhur kryesuese e Këshillit komunal të Komunës së Çairit.
Për Mehmetin kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe 2 këshilltarë të Lëvizjes Besa.
Ndërsa në momentin e votimit mbledhjen e kanë braktisur 6 këshilltarë të BESËS, 4 të VMRO-së dhe këshilltarët e Aleancës.

