Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot është caktuar vetëm seancë e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, në rend dite të së cilës janë edhe disa propozime ligjore në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit do të debatojnë për Propozim ligjin për plotësimin e ligjit për përmbarimin e sanksioneve, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin e Prokurorisë Publike, Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për gjykatat, si dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë penale.

