22 Janar
Është anuluar seanca e sotme gjyqësore kundër Lupço Stojanovski, i cili akuzohet për tentim vrasje të ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.
Seanca e radhës është caktuar për më 14 shkurt.
Stojanovski më 1 qershor vitin e kaluar ka gjuajtur me armë zjarri ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.
Stojanovski është gjyshi i Tamarës, vajzës nga Velesi që ndërroi jetë derisa priste që të operohet jashtë vendit.

