21 Janar
Foshnja e lindur ditë më parë, nëna e së cilës humbi jetën gjatë lindjes, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që nga dita e enjte foshnja është nën kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup me dëmtime të rënda të organeve të frymëmarrjes, zemrës dhe gjakderdhje në tru. Nga Klinika e Fëmijëve foshnja do të mbahet edhe për disa ditë nën kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrje të lartë të mjekëve.
Është vendosur në aparatet respiratore tek Klinika jonë në njësinë për kujdes intensiv i është dhënë gjithë terapia e nevojshme në gjendje relative stabile megjithatë kritike, pasi është e lindur me asfiksion të rëndë dhe tani presim ta shohim se si do të qëndrojë më tej, nëse do të ketë komplikime të tjera eventuale. 1:13 Asfiksioni i rëndë mund t’i dëmtojë të gjitha organet, ka gjakderdhje edhe në tru, ka probleme edhe me mushkëritë e bardha megjithatë është në gjendje relativisht stabile, ushqehet me sasi të vogla të qumështit – Katerina Stavriq, Drejtore e Klinikës së Fëmijëve-Shkup.
Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komision të posaçëm për zbardhjen e vdekjes së lehonës pak ditë më parë në spitalin privat „Sante Plus“. Megjitha akoma nuk janë bërë publike rezultatet e e para të këtij Komisioni, që do të çonin edhe në zbardhjen e plotë të tragjedisë.
Për momentin ende nuk ka diçka të re nga Komisioni i formuar një ditë më parë. Rasti po shqyrtohet nga ana e Komisionit dhe pritet që ditëve në vijim të kemi edhe rezultatet që do të tregojnë shkaqet që çuan deri në këtë tragjedi – thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Të enjten gjatë lindjes së foshnjës me prerje cezariane, 31 vjeçarja Dëbora Xhambazi nga Kërçova humbi jetën, si pasojë e komplikimeve gjatë marrjes së anestezionit. Tentimet për ta mbajtur në jetë sipas spitalit ku ka ndodhur ngjarja kanë zgjatur më shumë se gjysmë ore por kanë qenë të kota. Kohën e fundit, numri i foshnjave dhe nënave që ndërrojnë jetë gjatë procesit të lindjes ka qenë alarmant.
Vjollca Aliti

