18 Janar Turqia tha se planifikon ndërhyrje ushtarake në rajonet Afrin dhe Manbij të Sirisë, të cilat kontrollohen nga kurdët, në përgjigje të “kërcënimit” që paraqesin luftëtarët kurdë atje. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja vazhdon të mos iu besojë Shteteve të Bashkuara për shkak të mbështetjes së tyre për forcat kurde siriane. Ai i bëri këto komente një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se ka takuar ministrin e Jashtëm turk për të sqaruar çështjen e mbështetjes amerikane për luftëtarët kurdë në Siri. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, tha se forcat…
Author: almakos
18 Janar Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha është takuar me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Mbledhja e parë e Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, po mbahet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian. Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve. Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi i përbashkët për rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane. “Jemi të përkushtuar që të zbatojmë…
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi se kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras mund të arrijnë në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit me bisedime të drejtpërdrejta, përcjell Almakos. Duke folur për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA thotë se është optimist dhe se inkurajon të dy kryeministrat të ulen së bashku dhe për të zgjidhur problemin, në mënyrën siç e kanë bërë ai dhe Zaev me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Së pari në mënyrë bilaterale, ashtu si edhe ne, dhe Alexis Cipras dhe Zoran Zaev duhet së pari të zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre,…
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar senca gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust” ku i dyshuar kryesor është afaristi Sead Koçan. Bashkë me të gjykohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, që të gjithë për pjesëmarrje në tender të SHA Elem. Lëndën “Trust” i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë…
18 Janar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mbrëmë mbërriti për vizitë zyrtare në Shkup, sot do të realizojë takime me kreun shtetëror të Maqedonisë, si edhe me liderët e një pjese të partive të përfaqësuara në Kuvend. Ai, siç pritet do të japë vërtetim për punën e realizuar deri më tani nga Qeveria e re në procesin reformues në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, por do të japë edhe udhëzime sipas të cilave vendi duhet të lëvizë në rrugën drejt NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s aktivitetet në kuadër të vizitës zyrtare do t’i fillojë me…
17 Janar Qeveria shpreh keqardhje për vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos e nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Me këtë rast duam që edhe njëherë të theksojmë se të gjitha pjesët e zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës. Me këtë ligj e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi për të gjithë qytetarët, me ë cilët ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë. Në kumtesën e qeverisë gjithashtu…
17 Janar Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimiç deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin është në sipërfaqe me çka do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë. “Ka shpresa të mëdha se ky proces po lëvizë në drejtim pozitiv”, deklaroi sonte në Nju-Jork, Nimiç pas bisedimeve me përfaqësuesit e të dyja vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.
17 Janar Kancelari i ri austriak, Sebastian Kurz, 31 vjeç, zhvilloi sot një takim me homologen e tij gjermane, Angela Merkel në Berlin për çështjen e azilkërkuesve. Ndërkohë që Kurz ka patur mosmarrëveshje me Merkelin lidhur lidhur me politikën e saj të mëparshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve, liderja gjermane ra dakord javën e kaluar për vendosjen e një kufizimi vjetor të numrit të refugjatëve deri në 180 000-220 000, në bisedimet për formimin e një koalicioni qeveritar. Diskutimet mbi ligjshmërinë e vendosjes së një kufiri më të lartë për azilkërkuesit sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës gjermane, i bën jehonë debatit…
17 Janar Deputeti Kërsto Mukoski mbetet në paraburgim. Apeli konfirmoi vendimin e gjykatës Themelore me të cilën është vazhduar masa më e rreptë për deputetin e dyshuar për terrorizëm në ngjarjet e përgjakshme në vitin 2017. Vendimi do të thotë se tani për tani asnjërit nga deputetët që morën paraburgim nuk do t’i përcaktohet masë më e lehtë. Dje u refuzuan ankesat e Sasho Vasilevskit dhe Luben Arnaudovit. Nga tre deputetët që janë në arrest shtëpiak, pritet vendim vetëm pas ankesës së Zhaklina Peshevskës. Dinamika e vendimmarrjes për ankesat tjera varet nga ajo kur do të marrim vendim nga Prokuroria…
Presidenti Gjorge Ivanov tha se nuk do të nënshkruante dekretin mbi Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, që sipas tij është jokushtetues. “Ne nxjerrim një ligj të padrejtë që favorizon gjuhën shqipe. Prandaj, për shkak të paligjshmërisë së këtij ligji, vendosa të mos nënshkruaj dekretin mbi Ligjin për përdorimin e gjuhës. E informova Kuvendin se nuk do ta nënshkruaj këtë ligj dhe do të dorëzoj shënime mbi të. Unë u bëj thirrje deputetëve që të shqyrtojnë vërejtjet’, tha Ivanov. Flamuri evropian është përdorur, për një shumicë të thjeshtë për të miratuar një ligj që kërkon një shumicë prej dy të tretash,…
17 Janar Në Shkup u shënua 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Manifestimi kryesor ishte në sheshin “Skënderbeu” dhe në të morën pjesë funksionarë të lartë shtetëror të cilët vendosën lule si shenjë nderimi për figurën dhe të bëmat e Skënderbeut. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se kujtimi për Skënderbeun do jetojë për shumë gjenerata. Skënderbeu është figura më emblematike e shqiptarëve, e popujve të Ballkanit, frymëzim në shekuj ka qenë për të gjithë popujt e shtypur. Skënderbeu mbetet figura qendrore për të gjithë liridashësit. Sot me krenari mund të them që edhe vet Marrëveshja…
Ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, që mundësojnë më shumë fleksibilitet në procesin e sistemimit të tyre dhe kalimin në nëpunës publik nuk nënkuptojnë ndryshim të llojit të punës së tyre, gjegjësisht transformim të pozitës, vlerëson profesori Dragan Gocevski. Sipas tij, një gjë e tillë ligjërisht krijon përplasje. Nga njëri institucion në tjetrin mund të transformohen vetëm nga statusi i nëpunësit administrativ shtetëror, në statusin e një lloji tjetër të nëpunësit administrativ ose nëpunësit publik. Në statusin e dhënies së shërbimeve publike, shembull, nga nëpunës shtetëror, t’i ndryshohet vendi i punës në mjek, ose mësimdhënës, ose defektolog, sipas interpretimit tim…

