19 Janar
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ditën e Ujit të Bekuar, e cila ka një traditë prej shekullit të dytë të erës sonë. Kjo datë është e ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë njihet si Gjon Pagëzuesi. Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa ai që kap kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërsa besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme.
Si edhe gjatë viteve të kaluara, në mënyrë masovike festa pritet të jetë në dy qytetet kryesore, Ohër dhe Shkup . Në Shkup janë paraqitur 150 qytetarë për pjesëmarrje në manifestimin “Uji i Bekuar 2018”. Manifestimi kryesor në Shkup do të mbahet në mesditë kur argjipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë do ta hedhë kryqin në lumin Vardar.

