18 Janar
Janari i këtij viti filloi me një zhvillim dramatik në skenën politike. Pati përplasje në Lëvizjen BESA. Drejtuesit e kësaj partie që thirreshin në besë si koncept dhe parim i funksionimit të tyre dhe veprimit politik përnjëherë filluan të akuzohen për pabesi. Përçarjet dhe përplasjet nuk janë risi në skenën politike shqiptare. PPD është ndarë në dysh, PDSH në dysh, në tresh më vonë, RDK në dysh, por edhe BDI u nda në dysh pasi nga kjo parti u formua UNITETI dhe ja së fundi edhe BESA po përjeton lëvizjet tektonike brenda saj. Legjitimiteti dhe legaliteti i “pronësisë” politike mbi BESË-n do të vendoset në gjykatë! Pse ndodh tërmet politik në BESA, sa kanë gisht në këtë proces BDI-ja dhe partitë tjera politike shqiptare por edhe faktorë tjerë, por edhe mbi çështje e tjera të aktualitetit politik në “Rruga drejt…” të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Kastriot Rexhepi, përfaqësues i Lëvizjes BESA; Xhevat Ademi, përfaqësues i BDI-së dhe Qenan Aliu, opinionist.

