18 Janar
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi si roli i NATOS në Maqedoni është historik.
“NATO ka një rol historik në ruajtjen e qetësisë dhe shpëtimit të vendit nga një tragjedi të mundshme para 17 vitesh. NATO ka gatishmëri dhe vullnet që të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve të RM-së, ashtu siç u shpreh para deputetëve SToltenberg ashtu u shpreh edhe në takimin që patëm se duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe më pas Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-së”, tha Ali Ahmeti
Sipas Ahmetit NATO inkurajon por nuk ndërhyn në çështjen e emrit.
“NATO pret nga ne që guximshëm të veprojmë në drejtim të zbatimit të reformave gjë që do të lehtësonte rrugën drejtë anëtarësimit në NATO”, theksoi Ahmeti.
Ahmeti u shpreh i shqetësuar për deklaratat e përfaqësuesit të Maqedonisë në grupin negociator për çështjen e emrit, Vasko Naumovski, i cili tha se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonisë.
“Më brengosi brengosja e përfaqësuesit të RM-së, dhe ai deklaratat e tij i ka bërë pa mos konsultuar ligjvënësit dhe pa mos konsultuar institucionet vendimmarrëse. Nuk është ai qëndrimi i shtetit”, u shpreh Ahmeti.
Sa i përket vendimit të presidentit IVanov që të mos e dekretoj ligjin për gjuhët Ahmeti tha se ata e kishin pritur një vendim të tillë.
“Nuk e kemi mirëpritur vendimin e zotit Ivanov, edhe pse ai kishte një shans për të përmirësuar imazhin e tij para komunitetit shqiptarë, por për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhi. Megjithatë procedurat tani janë të njohura, Ligi sërish kthehet në kuvend dhe vullneti i shumicës parlamentare është që ky ligj të kaloj sërish”, shtoi Ali Ahmeti.

