18 Janar
Dyert e NATO-së mbeten të hapura për Maqedoninë, por që ato të arrihen nevojitet ende punë për të bërë. Vendet anëtare të NATO-së janë të impresionuar nga gatishmëria dhe entuziazmi që t’i bashkoheni aleancës, NATO-ja dëshiron që ju të keni sukses. Ky ishte mesazhi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veri-atlantike, Jens Stoltenberg në fjalimin 15 minutash para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.
Mirë është që të jesh ambicioz, por me rëndësi është që të jesh real. Ka shumë punë që duhet të bëhet. Kjo nënkupton edhe zgjidhjen e emrit të shtetit tuaj. Kjo është një çështje e cila një kohë të gjatë rëndon mbi rajonin dhe shtetin tuaj. Përshëndes vullnetin e Qeverisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Jam i trimëruar nga përparimi i bërë dhe ju inkurajoj që të shfrytëzoni shansin që të ecni përpara- deklaroi Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.
Kreu i Aleancës ka mirëpritur hapat e ndërmarrë në procesin e reformave dhe miratimin e ligjit për gjuhët, por tha se shtetet pretenduese duhet të pranojnë vlerat tjera të NATO-së, apo reformat e domosdoshme për procesin e integrimit euroatlantik, duke veçuar nevojën për transparencën e institucioneve, reformat në kodin zgjedhor si dhe ligjin e medias.
Ju përgëzoj për përpjekjet të cilat veç më i keni bërë, përfshirë dhe planin 369. Miratimi i Ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap shumë i rëndësishëm, e vlerësojmë përparimin e rëndësishëm për transparencë, përgjegjësi, mbikëqyrje të shërbimeve për kundërzbulim dhe siguri dhe për reformat në gjyqësor dhe kjo duhet të vazhdoj. Shpresojmë të shohim përparim të ngjashëm lidhur me reformat e ndërlidhura me zgjedhjet, për mediat, transparencë më të madhe të financimeve qeveritare. Çdo anëtarë i këtij Kuvendi ka rol të rëndësishëm, të gjithë keni përgjegjësi- nënvizoj Jens Stoltenberg.
Stoltenberg në fjalimin e tij u ndalë edhe në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend.
Para nëntë muajve ishin buzë një shkëmbi, por këtë shtet që ishte potencial i një jo stabiliteti të madh e shndërruar në shtet të mundësive reale dhe sot I keni dyert e hapura, Ngjarjet e në këtë ndërtesë në prill të vitit të kaluar më kanë tronditur, që ishin shok edhe për të gjitha shtetet anëtare të NATO-së. Megjithatë, ishim të impresionuar nga ajo që pamë nga ajo ditë e këndej, nga përparimi që keni bërë. Dua të shpreh mirënjohje për përparimin që keni bërë- theksoi Stoltenberg.
Fjalimi Stoltenbergut u ndoq edhe nga presidenti, Gjorge Ivanov, kryeministri, Zoran Zaev, por edhe nga deputetët e VMRO- DPMNE-së, të cilët bojkotojnë punimeve e Kuvendit, pikërisht për shkak të arrestimeve për ngjarjet e 27 prillit. Fjalimi i kreut të NATO-së për ngjarjet në Kuvendi nxiti duartrokitje në Kuvend, përfshirë edhe deputetët e VMRO-së dhe ish kryen e saj, Nikolla Gruevskit.
Por, jashtë kuvendit fjalimi i kreut të NATO-së nuk është pritur me duartrokitje, por me protestë nga dhjetëra ithtarë të Kongresit Gjithmaqedonas, kundër ndryshimit të emrit, ligjit për gjuhët dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Ata gjatë protestës dogjën një flamur të NATO-së ndërsa pritën me fishkëllima kryeministrin Zaev dhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Kishte edhe një protestë tjetër nga majtistët kundër globale të NATO-s.
Besian Leka

