18 Janar
Më 12 Shkurt fillon rigjykimi për të akuzuarit e rastit “Monstra”. Gjykimi do të filloj nga fillimi. Rastin do ta gjykoj gjykatësi Ognen Stavrev. Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike.
Pas këtij vendimi, erdhi vendimi që të lirohen nga paraburgimi Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktua masa e kujdesit dhe të mos e lëshojnë qytetin ku jetojnë dhe dy herë në javë të paraqitën në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
Kurse fletë-arrestet ndërkombëtare për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin janë ende aktive, kurse të njëjtët ishin të kapur në Kosovë, por organet kompetente në Kosovë e refuzuan kërkesën për ekstradim, sepse pohuan se nuk janë dorëzuar dëshmi aq sa të tregojnë për përzierjen e tyre në këtë rast.

