17 Janar
Diaspora megjithatë do të votojë dhe nuk do të përjashtohet nga proceset zgjedhore në vend. Kërkohen mënyra se si kjo çështje të rregullohet më mirë. Në rrjedhë është përpilimi i strategjisë kombëtare për diasporën që duhet të ofrojë edhe zgjidhje për të drejtën e votës së mërgimtarëve, u theksua në konferencën e sotme në Ohër në këtë temë.
Pyetja shtesë që kërkon përgjigje janë edhe shpenzimet e mëdha për votimin në diasporë. Me fjalë tjera, nëse për ciklin zgjedhor në Maqedoni shpenzohen rreth 6 milionë euro, tre milionë shtesë shpenzohen për zgjedhjen e vetëm tre deputetëve nga diaspora.
Në botë ekzistojnë më shumë modele në të cilat voton diaspora. Mendoj se më i liri për ne është të votohet në mënyrë elektronike. Te ne problemi qëndron në atë se nuk votoi edhe e tërë diaspora. Problemi qëndron në atë se me të vërtetë tepër shtrenjtë dikush në Australi nga Perti të shkojë për të votuar në Sidnej, ose nga Los Anxhelosi në Uashington- deklaroi profesor universitar Rubin Zemon.
Diaspora në përbërjen aktuale parlamentare nuk ka përfaqësuesin e saj për shkak se me Marrëveshjen e Përzhinës cenzusi që ishte përcaktuar për një deputet prej rreth 6000 votash, nuk është arritur, për dallim nga viti 2011 dhe 2014, kur tre deputetë u zgjodhën me një numër të vogël të votave.
Miki Trajkovski

