17 Janar
Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov nuk precizon se kur ky i fundit të prononcohet rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për disa ditë me radhë, nga zyra e Ivanov shprehin të njëjtin qëndrim, se kryetari i shtetit do të prononcohet brenda afatit kohë. Derisa afati rrjedh, tek opozita shtohet optimizmi se Ivanov mund t’i vendos veto ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjë që do të detyronte Kuvendit ta kthej propozimin në lexim të tretë. Ditë më parë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi nga Ivanov të mos e dekretojë ligjin, duke paralajmëruar kështu edhe iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Pritet që ditëve në vijim, në mbështetje të Dimovskit të dalin edhe deputet të tjerë bashkë-partiak. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, ndërsa në votimin me badenter, një deputet votoi i përmbajtur.
Alsat-M

