17 Janar
Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, sot u ulën në bankën e të akuzuarve. Megjithatë, gjykimi për përgjim të paligjshëm u anulua për më 27 mars. Gjykatësi Goran Boshevski gjatë seancës ka kërkuar përjashtim nga rasti meqë e ka vlerësuar aktakuzën për “Fortesa – Target”. Gjatë daljes nga gjykata, Mijallkovi nuk dha deklaratë. Iku nga gazetarët, por për shkak të barrikadave para gjykatës nuk mundi të kalonte.
Anulimin e sotëm nuk deshën ta komentojnë as nga Prokuroria Speciale. Avokatët, nga ana tjetër, dorëzuan një listë të re me dëshmi në mbrojtje të kolegëve të tyre. Për përgjim të paligjshëm, përveç Mijallkovit dhe Jankullovskës, janë akuzuar edhe ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, por edhe polici Vlladimir Varellov, të cilit i arratisuri Goran Grujevski i ka vjedhur identitetin. Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në paraburgim ekstradimi në Selanik. Gjykata në Selanik miratoi ekstradimin, por ata ankohen ndaj këtij vendimi deri te Gjykata Supreme në Athinë. Mbrojtja nuk parashikoi nëse deri më 27 mars, ata do të mund të dërgohen në Maqedoni.
Atje zhvillohen më shumë procedura për ta, kështu që do t’ia lëmë gjykatës që të shohim. Këto janë procedura gjyqësore dhe askush nuk mund të ndikojë në ato procedura gjyqësore – deklaroi Petar Vasilev, avokat.
Në “Target – Fortesa”, janë akuzuar gjithsej 12 persona. Rasti ka të bëjë me shkatërrimin e paligjshëm të dy sistemeve për përgjim dhe ndjekjen e mbi 5 mijë numrave telefonik pa urdhër gjyqësor.
Bojan Stojanovski

