13 Janar Marrëveshja me Bullgarinë, Maqedonia e Epërme, Poshtme dhe e Veriut, ajri i ndotur, dygjuhësia, bashkësia LGBT, shpenzimet rrugore të deputetëve, kryeministri Zoran Zaev, ministrja Radmilla Shekerinska dhe figura e Donalld Trampit ishin vetëm një pjesë e qindra maskave që u paraqitën në Karnavalin e Vevçanit. “Kjo maskë paraqet se si do të jetë Maqedonia në të ardhmen. Ose do të ketë jashtëtokësor ose do të sundojnë disa të dytë ose të tretë. Ne jemi të vendosur se do të quhet lifixh Maqedoni“ “Të gjithë do t’i mësoj të flasin. Fol siç duhet” “Do të rrish shtrirë. Ju dhamë…
Author: almakos
13 Janar Qytetarët kanë mendime të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së emrit. Disa nga qytetarët e anketuar nga Alsat M janë optimist se emri do të zgjidhet brenda këtij viti, por insistojnë që të ruhet termi “Maqedoni”. “Me gjasë do të zgjidhet. Duhet të zgjidhet. Të mbyllet kjo çështje një herë e përgjithmonë. Qëndrimi im personal është se jo, nuk do të duhej të ndërrohej. Ky është mendimi im personal. Megjithatë çështja është komplekse. Shumë punë janë në lojë, ashtuqë disa punë ndonjëherë nuk varen vetëm nga ne, të bëhem i sinqertë.” Po kur është në pyetje e ardhmja…
13 Janar Njerëzit e afërt të ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Antonio Miloshovskit, Ilia Dimovskit, Trajko Veljanovskit, Nikolla Popovskit dhe të tjerë nuk pranuan sot që të flasin dhe të sqarojnë se cili do të jetë roli i mëtejmë i tyre në parti. Një ditë më parë, ata mbetën jasht përbërjes së Komiteti Ekzekutiv të partisë. I vetmi që u përgjigj ishte Ilia Dimovski, i cili shkurt tha se nuk do të komentojë, të paktën sot, vendimin e mbrëmshëm të Komitetit Qendor. Largimi i personave më të zëshëm, nuk përbën rrezik për përçarje në parti, thotë anëtari i sapozgjedhur i Komitetit Ekzekutiv,…
13 Janar I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa ende nuk ka dorëzuar deri në Regjistrin Qendror kërkesën për ndërrimin e emrit të kryetarit të partisë, nga Bilall Kasami në Nexhbedin Kahremani. Zëdhënësi i kësaj partie Orhan Ramadani, tha se ekipi i avokatëve të angazhuar nga ana e tyre po përgatisin dokumentacionin dhe ditëve në vijim pritet që të njëjtin ta dërgojnë. Nuk dihet nëse dokumentacioni pos firmave të 64 anëtarëve të Këshillit Qendror, posedon edhe vulën e partisë. Është një proces që po rrjedh që ne si Lëvizja Besa kemi angazhuar avokat i cili po ndjek procedurën për…
Analisti Agim Jonuz vlerëson se komiteti i ri ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së nuk mund të ofrojë asgjë spektakolare. Duke analizuar ekipin e anëtarëve të rinj dhe të bagazhin e tyre politik përshtypja e Jonuz është se VMRO-ja është ende nën ndikimin e kryesisë paraprake. Lidhur me veprimin politik, në kohën kur është hapur çështja e ndryshimit të emrit, Jonuz vlerëson se VMRO DPMNE-ja do ta forcojë retorikën e megapatriotizmit. Nëse e shohim strukturën e njerëzve brenda, të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike me nga një përfaqësues si mundësi për zgjedhje, shumë lehtë mund të konstatohet se nuk mund të presim…
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Jashtme kanë formuar grupe të përbashkëta pune me Ministrinë e Jashtme të Greqisë që drejtpërdrejtë të negociojnë rreth propozimeve për zgjidhjen e emrit. Këtë për Alsat e konfirmoi edhe zv/kryeministri Bujar Osmani. Vlerësimi i përbashkët është se koha është të intensifikohet procesi edhe në nivel të koordinimit të drejtpërdrejtë mes dy Qeverive sa i takon kësaj çështjeje, por edhe temave të tjera në interes të përbashkët. Formuam grup të përbashkët pune ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Punë të Jashtme greke për bashkëpunim në fushën e integrimeve dhe ngjashëm mes dy…
Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Bëhet fjalë për një nga projektet më të premtuara të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve “Pas misionit të kryer, nga UNESCO janë dorëzuar vërejtjet dhe rekomandimet për ndërprerjen e ndërtimit derisa nuk shqyrtohet ndikimi në mjedisin jetësor.” Nga Ministria…
13 Janar Moti sot në mbarë Maqedoninë do të jetë i vrenjtur dhe me reshje të vogla shiu lokal. Në viset malore pritet të ketë reshje bore. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 2 në 9 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjajshëm, me temperaturë maksimale deri më 8 gradë celsius.
12 Janar VMRO-DPMNE-ja zgjodhi Komitetin e ri Ekzekutiv të partisë. Igor Janushev, ish drejtor i NTP-së do të jetë sekretar gjeneral i partisë. Nënkryetar do të jenë Aleksandër Nikollovski, kryetari i Kavadarcit Mitko Jançev dhe ish ministri Vllado Misajllovski. Ndër anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv janë Vllatko Gjorçev, Trajko Sllavevski, Toni Mihajllovski, Konstantin Bogdanov nga reformatorët, Daniella Rangellova, Aleksandwr Nikollovski, Ane Llashkovska, Koce Trajanovski, etj. Në mesin e anëtarëve të ekzekutivit partiak nuk janë funksionarët e lartë të partisë, ndër më të zëshmit deri tani, Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Trajko Veljanovski dhe as ish kreu i saj Nikolla Gruevski.…
12 Janar Proakva prej sot filloi me ç’kyçjen e atyre që nuk paguajnë, nga sistemi i furnizimit me ujë në Strugë. Të parët në goditje ishin subjektet juridike të cilët me vite nuk i kanë shlyer borxhet ndaj ndërmarrjes. Për tre vite Proakva nga këto kompani ka kërkesë më të madhe se një milion euro. Vetëm për vitin 2017 kjo shumë është rreth gjysmë milion euro. Përveç qytetarëve, borxhli të mëdhenj janë edhe institucionet shtetërore dhe lokalet, spitalet dhe shkollat ku bien më tepër se 40% të borxheve. Borxh kanë edhe objektet hoteliere, borxhi i të cilëve për vitet e…
12 Janar VMRO-DPMNE-ja sonte do të zgjedhë Komitetin e ri Ekzekutiv të partisë. Anëtarët e ri të ekzekutivit partiak do të duhet të zgjidhen nga Komiteti Qendror. Jozyrtarisht flitet se në Komitetin Ekzekutiv do të ketë emra të ri duke lënë kështu jashtë disa ish anëtarë. Përveç kësaj, partia ka paralajmëruar edhe ndryshim të statutit të saj. Ndryshimet në VMRO vinë disa javë pasi kjo e fundit zgjodhi kryetarin e ri, në një Kongres të parakohshëm i cili u shoqërua me pakënaqësi nga disa funksionarë të lartë të saj si Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Trajko Veljanovski, etj.
Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi sot në Kuvend dy propozim ligje për definimin e shpenzimeve rrugore dhe banimin e deputetëve. Propozim ligjet e LSDM-së parashohin që kompensimi, gjegjësisht vlera e çmimit për shpenzime rruge për kilometër , të përfshijë maksimum 20 përqind nga çmimi i karburantit. Zgjidhja aktuale ligjore, në të dyja ligjet parasheh kompensim për shfrytëzimin e veturës private për qëllime zyrtare në vlerë prej 30 përqind. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomislav Tuntev tha se këta ndryshimet ligjore mundësojnë që të mos ketë hapësirë për manipulime Në drejtim të anashkalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë pagesës…

