09 Janar
Ish-kundërzbuluesi Sllobodan Bogoevski ka shpifur për liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakun e tij Musa Xhaferi. Gjykata civile vendosi se Bogoevski është fajtor lidhur me deklaratat e tij të dhëna për komisionin amerikan për letra me vlerë, se bashkëpartiakët kanë marrë ryshfet për rastin “Magjar Telekom”. Avokatët e Bogoevskit paralajmëruan ankesë para Gjykatës së Apelit. Bogoevski dëshmoi se Ahmeti dhe Xhaferi kanë marrë ryshfet prej nga 2,5 milionë euro nga “Magjar Telekom” për ta anuluar liberalizimin e tregut me shërbime telekomunikuese.

