Për shkak mjegullës deri në 100 metra është zvogëluar dukshmëria në Saramazalinë, Strumicë, Katllanovë – Veles – Katllanovë, Tetovë, Strazhë, Makedonski Brod dhe Resnjë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Sipas ueb faqes të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, prej sot në mëngjes realizohen flurimet e parapara, ndërsa ka paralajmërim për vonesë prej 40-të minutash të aterrimit nga Cyrihu dhe fluturimit drejtë këtij destinacioni, si dhe në fluturimin për në Stamboll.
Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Rekomandohet lëvizje e kujdesshme, shpejtësi e përshtatur e lëvizjes në pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

