09 Janar
Pako të ndryshme me rreth 150 kilogramë materie të llojllojshme, për të cilat supozohet se janë droga narkotike janë gjetur dje gjatë bastisjes në shtëpitë dhe hapësirat e tjera te dy persona në Haraçinë.
Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, aksioni është kryer në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe Sektorit për Tregti të Paligjshme me Drogë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike”.
Pas urdhrit të prokurorit publik, lëndët e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë në Sektorin për hetime të krimit teknik pranë MPB-së

