08 Janar
Një emër i përbërë me përcaktimin e termit Maqedoni, por të shkruar në gjuhën maqedonase pa përkthim në gjuhë tjera, në shtypin grek përmendet si zgjidhje e mundshme për problemin me emrin. Si propozim konkret dhe eventual në tekstet e djeshme të televizionit “Skaj” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Katimerini” dhe “Estia”, mbizotëron emri “Nova Makedonija”, pikërisht siç shqiptohet në gjuhën maqedonase. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, siç njofton MIA, pala greke është pozitive për emrin e mundshëm “Vardarska Makedonija” “Nova Makedonija” “To Vima” duke iu referuar burimeve të saja, shkruan se emri ndoshta nuk do të përmbajë përcaktim gjeografik dhe ndoshta do të shkruhej në alfabetin cirilik. Emri i propozuar, siç e ka prezantuar “Estia” është “Novamakedonski”, një emër pa përkthim dhe i shkruar në alfabetin cirilik dhe sqaron se emri i ri do të ishte në të gjitha pasaportat, letërnjoftimet, diplomat e fakulteteve, ndërsa identiteti do të mbetet i njëjtë.

