Author: almakos

07 Janar Besimtarët ortodoks të Maqedonisë festojnë sot Krishtlindje. Në të gjitha kishat që nga mëngjesi janë duke u mbajtur liturgji fetare për këtë ditë të shenjtë të fesë ortodokse. Manifestimi qendror mbahet në Kishën e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, ku kryepeshkopi Stefani mbanë liturgji për Shën Vasilin e madh. Me këtë rast, Stefani tha se kontributi i Kishës ortodokse në aspekt të sundimit të paqes dhe vllazërisë ndërmjet njerëzve përbëhet parasegjithash nga vetësakrifica dhe dëshmia për dashurinë e Zotit, dhe nga shpresa në shpëtimin e Tij.

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Kupramontana në provincën e Ankonës në Itali. Një vogëlush 5 vjeçar, Hamid Imeri,  djali i një çifti shqiptar nga Maqedonia është gjetur i vdekur në banesë. Babai i tij Besart Imeri 25 vjeç ka rrëfyer gjatë natës së shkuar vrasjen e djalit të tij. “E mbyta me duart e mia e nuk di se pse” , ka deklaruar Besart Imeri pasi është marrë në pyetje nga policia Italiane. Në natën e ngjarjes ka qënë vetë Besart Imeri që ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore pasi djali i tij 5 vjeçar…

Lexo më Shumë

Profesoresha Mirjana Najçevska tërhiqet nga Këshilli për reforma në gjyqësor. Ajo në profilin e saj në Facebook shkroi se i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit për reforma të sektorit gjyqësor me të cilën zyrtarisht jep dorëheqje nga posti. “Periudha e kaluar tregoi qartë se ky trup është formuar vetëm si paravan për zgjidhje që merren në vend tjetër dhe shërben për krijimin e pasqyrës së rrejshme se njëfarë ekipi i ekspertëve ka ndikim në proceset e reformave në gjyqësor. Në fakt, ky trup nuk ka qasje deri te kurrfarë informacionesh, nuk merr pjesë në asnjë…

Lexo më Shumë

Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa para pak çastesh ka shkarkuar nga posti i kryetarit Bilall Kasmain. Vendimi është marrë në mbledhjen në të cilën kanë marrë pjesë 64 anëtarë nga gjithsej 107 të saj.  Kasami është parë si fajtor kryesor për dështimin në zgjedhjet e fundit lokale. Këshilli Qendor i Lëvizjes BESA po ashtu akuzon Kasamin për bllokimin e të gjitha organeve të partisë për më tepër se dy muaj.

Lexo më Shumë

Ky vit për banorët e Strugës do të kalojë në pritje të realizimit të premtimeve nga autoritetet qendrore dhe lokale për zgjidhjen e problemit me deponinë jolegale. Qeveria e ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë që paraprakisht ishte zgjedhur përmes shpalljes publike, e cila duhet të bënte seleksionimin dhe transportimin e mbeturinave të Strugës në deponinë Drislla. Marrëveshja është ndërprerë meqë nuk i kanë përmbushur obligimet, ndërsa mjetet nuk janë paguar. Në këtë moment është duke u kërkuar zgjidhje- tha Mile Boshnjakovski – zëdhënës i Qeverisë. Për këtë qëllim Qeveria vitin e kaluar ndau 12 milionë denarë, kur pushtetin lokal në Strugë…

Lexo më Shumë

06 Janar Përgjatë Lumit Treska kohëve të fundit janë vërejtur një grumbull i madh mbeturinash. Banorët e fshatrave përreth këtij lumi apelojnë deri tek institucionet kompetentë që të ndërmarrin masa urgjente për pastrimin e mbeturinave nga shtrati i Lumit. Ndërkohë që kritikojnë edhe Ndërmarrjen Komunale Saraj, e cila sipas tyre mbeturinat e grumbulluara nuk i dërgon në Drislla por i hedh në lumin Treska. “Mbeturinat I gjuajnë në vende ku nuk duhet, nëpër toka ku punojnë njerëzit, po edhe te Treska”. “Treska çdoherë është e pa pastruar. Në radhë të parë fajin e kanë qytetarët por pastaj edhe organet shtetërore…

Lexo më Shumë

06 Janar Pak para festave të fund-vitit, Kuvendi i Maqedonisë shpalli tender për furnizimin e „gjërave reprezentative dhe autentike për dhuratë“. Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të institucionit ligjdhënëse, që kësaj radhe pritet të kushtojë 25 mijë dollarë. Por, arsyeja që furnizimi i fundit është për t’u shënuar, nuk qëndron as në fondet e parashikuara, e as në datën e shpalljes. Është evidente se ndoshta për herë të parë, përpilimi i listës së sendeve që do t’i dhurojë Kuvendi është udhëhequr sipas çelësit shumë-etnik. Për shembull, përveç ikonës së derdhur në legurë të zinkut, tani në listën e dhuratave…

Lexo më Shumë

06 Janar Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa mblidhet sot për të vendosur mbi dorëheqjen e parevokueshme të nënkryetarit të kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi. Dorëheqja e tij vjen në momentin kur subjekti po bën përgatitjet për organizimin e Kongresit të parë të partisë. Ibrahimi në dorëheqjen e tij mes tjerash shpjegoi se nuk synon postin e kryetarit. Po jap dorëheqje, duke dhënë mesazhin se askush në BESË nuk është më i rëndësishëm se BESA dhe askush në BESË nuk është i pazëvendësueshëm. Me këtë rast deklaroj se, duke e respektuar këtë përgjegjësi politike, mbetem jashtë edhe nga gara për kryetar të…

Lexo më Shumë

Vepra për identitet të rrejshëm dhe kërkesa për azil politik në Greqi nuk do të pengojë e as zvarris procesin e ekstradimin në Maqedoni të dy ish agjentëve të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, Kështu vlerëson profesori universitar Bekim Kadriu duke shtuar se për gjykatat greke ose për pushtetin gjyqësor në përgjithësi veprat e kryera në Greqi janë aq minore kundrejt veprës për të cilën dy agjentët e DSK-së ngarkohen në Maqedoni. Unë mendoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë për vet faktin që gjykatat greke në procedurën që e kanë realizuar e kanë pasur parasysh…

Lexo më Shumë

06 Janar Edhe pse me vonesë, megjithatë sezoni i skiimit në Kodrën e Diellit ka filluar. Nuk mungonin as turistët që këtë fundjavë, i kënaqeshin borës dhe motit të mirë në Kodrën e diellit. Më të gëzuar ishin fëmijët. Si e ke emrin, nga vjen? “Adela, nga Prishtina. Kam ardhur me skiju, është mirë.”. “Koha është shumë e mirë, ambienti është shumë i mirë mirëpo duhet kushtuar pak vëmendje ambientit, duhet të ketë kosha plehrash”, thotë një tjetër turist.  Diellit dhe Borës i kënaqeshin edhe të rriturit, të cilët kryesisht vinin nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Por, turistët në Kodrën…

Lexo më Shumë

06 Janar Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjes. Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin që do ta këndojë “Silvi bend” dhe me ngritjen e flamurit të buzmit. Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.Dollinë për shëndet, lumturi dhe sukses do ta thotë Stefan Haxhi Nikollov – Shtef, ndërsa të pranishmëve do t’ju drejtohet kumbari Vllatko Ognenovski dhe  kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Familjet ortodokse për Buzmin…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri këto ditë është kthyer në Kosovë, ku ka promovuar edhe projektin e saj më të ri me titull “Ti e din”. Kënga është pritur mirë nga fansat, ndërsa edhe Dafina duket se e ka shijuar qëndrimin pranë më të dashurve të saj. [embedded content] E njëjta vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Zeqiri ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet joshëse si çdo herë. Lexo po ashtu: Ajo ka bërë një krahasim se si duket para se…

Lexo më Shumë