Profesoresha Mirjana Najçevska tërhiqet nga Këshilli për reforma në gjyqësor. Ajo në profilin e saj në Facebook shkroi se i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit për reforma të sektorit gjyqësor me të cilën zyrtarisht jep dorëheqje nga posti.
“Periudha e kaluar tregoi qartë se ky trup është formuar vetëm si paravan për zgjidhje që merren në vend tjetër dhe shërben për krijimin e pasqyrës së rrejshme se njëfarë ekipi i ekspertëve ka ndikim në proceset e reformave në gjyqësor. Në fakt, ky trup nuk ka qasje deri te kurrfarë informacionesh, nuk merr pjesë në asnjë zgjidhje reformuese dhe nuk merr pjesë në analizat e ligjeve që ndryshohen. Unë si eksperte e pavarur dhe si profesoreshë universitare nuk kam ndërmend të shërbej për mashtrimin e qytetarëve dhe nuk lejoj që emri im të shfrytëzohet për ndryshime politike që quhen juridike”, shkruan në statusin e saj në Facebook, Mirjana Najçevska.

