06 Janar
Përgjatë Lumit Treska kohëve të fundit janë vërejtur një grumbull i madh mbeturinash. Banorët e fshatrave përreth këtij lumi apelojnë deri tek institucionet kompetentë që të ndërmarrin masa urgjente për pastrimin e mbeturinave nga shtrati i Lumit. Ndërkohë që kritikojnë edhe Ndërmarrjen Komunale Saraj, e cila sipas tyre mbeturinat e grumbulluara nuk i dërgon në Drislla por i hedh në lumin Treska.
“Mbeturinat I gjuajnë në vende ku nuk duhet, nëpër toka ku punojnë njerëzit, po edhe te Treska”.
“Treska çdoherë është e pa pastruar. Në radhë të parë fajin e kanë qytetarët por pastaj edhe organet shtetërore përgjegjëse.”
“Krejt i kanë fajet edhe populli, edhe komuna.”
“Ka qenë në rregull por kohën e fundit punëtorët ankohen se nuk kanë mjete.03:28 -03:35 Fajin e ka ai që e kanë zgjedhur populli që të kujdeset edhe ta merr atë obligim që e ka përsipër- shprehen disa qytetarë.
Drejtori I Ndërmarrjes Komunale – Saraj, Sabahudin Rrustemi, mohon akuzat e qytetarëve duke theksuar se Ndërmarrja Komunale Saraj të gjitha mbeturinat e grumbulluara i dërgon në deponinë Drislla.
Në komunën e Sarajit ka shumë vende që kanë deponi të egra, si në liqenin Treska por, ka edhe në vende tjera për të cilët jemi të informuar. 06:52-Ne punojmë në vazhdimësi për ti hequr mbeturinat dhe për ti dërguar në Drislla. 06:26-06:31 Jemi në bashkëpunim edhe me qytetin e Shkupit për të mënjanuar këtë situatë- tha Sabahudin Rrustemi- drejtor i Ndërmarrjes Komunale Saraj
Në territorin e Komunës së Sarajit përveç se përgjatë Lumit Treska, deponi të egra hasen edhe në afërsi të Liqenit Treska. Megjithatë nga komuna paralajmërojnë masa konkrete për mënjanimin e këtyre deponive dhe kthimin e Treskës në qendër atraktive.
Alsat

