05 Janar
Gjykata Apelit ka adresuar në Prokurorinë e Lartë Publike ankesat e mbrojtjes së të dyshuarve për zhvillimet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend. Ditë më parë, mbrojtja e deputetëve dhe ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, pas vazhdimit të masës së paraburgimit edhe për 30 ditë, ka ankimuar vendimet e gjykatës së shkallës së parë. Nga 8 ankesat e paraqitura, 4 prej të pandehurve kërkojnë që vendimi për vazhdimin ose jo të masës së paraburgimit të merret në seancë publike në Apel. Jo zyrtarisht, mendimet e organit të Lartë të akuzës, në gjykatën e shkallës së dytë do të arrijnë javën që vjen. Ditë më parë, Interpoli ka shpallur flet-arrest ndërkombëtar për 5 shtetas të Maqedonisë të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend në 27 prillin e vitit të kaluar. Siç është njoftuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, me flet-arrest ndërkombëtar kërkohen Nikolla Mitrevski- Kolo, Aleksandar Vasilevski- Ninxha, Mlladen Dodeski, Dejan Davidovski dhe Mitre Pitropovski. Ata akuzohen për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me dhunën e përgjakshme në Kuvend. Paraprakisht të lartpërmendurit kërkoheshin vetëm me flet-arrest vendas në bazë të vendimit të Gjykatës Penale për paraburgim 30 ditorë, masë kjo e cila ndaj u caktua në mungesë të të dyshuarve. Veçmas 5 të kërkuarve, në paraburgim ndodhen ish funksionar dhe deputet aktual të VMRO-DPMNE-së, të cilët nën dyshimet për “cenim të rendit Kushtetues”. Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, deputetët Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, organizatorët e protestave, aktivistë dhe të dyshuar tjerë. Ndonëse nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk konfirmojnë, hetimi për 27 prillin pritet të zgjerohet.

