Moti me diell dhe temperaturat e përshtatshme për shëtitje sot i dhanë jetë sheshit të qytetit të Shkupit vetëm një ditë para ndërrimit të motmoteve. Kush me balona në duar, kush me ëmbëlsira, disa duke I shëtitur me tren të improvizuar e shumë të tjerë duke pritur në radhë për tu fotografuar me Babadimrin dhe personazhet e njohura të filmave vizatimor. Kjo atmosferë festive mbretëronte gjithandej në shesh duke bërë të lumtur dhe të buzëqeshur fytyrat e më të vegjëlve të cilët me padurim presin dhuratat e dëshiruara për vitin 2018.
Ajo që e bën edhe më të bukur sheshin e qytetit është bredhi I stolisur dhe shtëpizat prej druri që ofrojnë zbukurime nga më ndryshmet.
Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu përkujtoi fëmijët se nesër me fillim në ora 12 në sheshin e qytetit do të zbres Plaku i Vitit të Ri dhe do të organizohet një festë me shumë surpriza.
Qyteti i Shkupit për këtë vit nuk ka paraparë program të veçantë për pritjen e vitit 2018, por siç thonë nga ky institucion, të gjitha mjetet e dhuruara nga sponsorët do të donohen për bamirësi, për personat e sëmurë nga mushkëritë e bardha.
Melihate Rustemi

