Author: almakos

29 Dhjetor Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nëpërmjet konsultave me ekspert të huaj, i ka larguar dyshimet për keqpërdorime të mundshme në nënshkrimin e marrëveshjes pa tender në vlerë prej 1 milion eurosh, për projektimin e kompleksit universitarë të Nënë Terezës. Madje, Ahmeti u bëri thirrje edhe mediave që ta hulumtojnë rastin në fjalë. Sa i takon Universitetit Nënë Tereza dhe për atë që dëgjuam sigurisht që patëm edhe na shqetësimet tona. Mirëpo formuam grup pune dhe komision që ka bërë mbikëqyrje me të gjithë dokumentacionin dhe ju jeni të thirrur që të gjithë dokumentacionin ta rishikoni- deklaroi…

Lexo më Shumë

29 Dhjetor Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve Brendshme me qëllim që gazetarët të jenë të lirë dhe të sigurt në kryerjen e detyrës së tyre. Memorandumi njëkohësisht parashikon që gazetarët të njoftohen vazhdimisht me punën dhe detyrat që është duke i kryer policia. Jemi marr veshte që të bëjmë fushatë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e pjesëtarëve të MPB-së dhe rëndësinë e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe për gazetarët se si ata të munden në mënyrë të qetë dhe pa pengesa të bëjnë punë e…

Lexo më Shumë

29 Dhjetor Të pastrehët e Qendrës në Momin Potok, sot për një moment harruan vuajtjet e hallet e tyre dhe u ndjenë të lumtur derisa Kryqi i Kuq dhe Qyteti i Shkupit u ndanë dhurata për vitin e Ri. Ata rrëfyen për problemet e perditshmërisë dhe jetën në rrugë ndërkohë apeluan te institucionet dhe njerëzit human për ndihmë ndaj kësaj kategorie të popullatës, jo vetëm në raste të këtilla. Kryetar i ri shpresoj që me mundësitë e reja do të sigurojnë më shumë mjete dhe donacione për ndihmë të kategorive të prekura. Kam një lutje deri te të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

29 Dhjetor Kryeministri Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë që vendet boshe që i la Aleanca për Shqiptarët në Qeveri të plotësohen nga PDSH-ja. Duke theksuar se akoma nuk ka marrëveshje dhe bisedime konkrete me PDSH-në, Zaev saktëson se më 4 janar vendet e zbrazëta do të plotësohen duke lënë mundësinë që deri atëherë të arrihet marrëveshje për partneritet të ri në koalicion. Me PDSH-në nuk kemi folur. Takimi i fundit me Menduh Thaçin ishte publik kur i kërkova mbështetjen e reformave. Mund të ketë bisedime pas vitit të ri. Gjatë gjithë kohës jemi në bisedime, një ndër to ishte takimi…

Lexo më Shumë

Shoferi i një automjeti taksi humbi jetën ndërsa një person është lënduar më rëndë si pasojë e  një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan  korsitë  ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi. Pas aksidentit, audi…

Lexo më Shumë

Gjatë një aksioni të policisë në objektet hotelierike në Gostivar dhe në Tetovë mbrëmë janë arrestuar 17 persona, tetë shtetase shqiptarë, shtatë maqedonas dhe dy nga Kosova, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në një objekt hotelierik  në Gostivar u kapën dhe u ndalën dy shtetase të Maqedonisë dhe në një objekt tjetër hotelierik,  në fshatin Forinë të Gostvarit, janë arrestuar dy shtetase të Kosovës dhe nga një maqedonase dhe shqiptare. Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës i bërë mbrëmë në periudhën nga ora 00.30 deri në orën 02:00, janë arrestuar shtatë shtetase të Shqipërisë dhe…

Lexo më Shumë

29 Dhjetor Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, sot për herë të fundit për këtë vit duhet të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar si dëshmi se nuk është në arrati jashtë vendit. Gruevski akuzohet në lëndën “Trajektore ” dhe për dhunën e porositur në Komunën Qendër në Shkup, sipas masave të ndërmarra nga Gjykata ai duhet që çdo të premte pune të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar. Kundër Gruevskit ka edhe shumë lëndë tjera të udhëhequra nga Prokuroria Speciale Publike, për të cilat gjykimi ende nuk ka filluar. Në rastin “Trajektorja” përveç Gruevskit të dyshuar janë edheish zyrtarët e lartë…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 36 milionë Euro për festat e fundvitit. Kjo shifër u bë e ditur pas publikimit të një investigimi nga kompania e hulumtimeve dhe konsulencës biznesore “UBO Consulting”, raporton Klan Kosova. Sipas këtij studimi, 71% e parave përdoren për ushqim dhe pije. Ndërkohë që në Kosovë festat e fundvitit i festojnë 82% e familjeve dhe secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 euro.

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Fadil Arsllani, i dënuar me 11 vjet e gjysmë burg për lëndën “Çekani” sot është liruar nga burgu. Nga drejtoria e burgjeve për Alsat konfirmuan lajmin duke thënë që Arsllanin ndërpritet përkohësisht masa e dënimit me burg për  shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, gjë që mund të zgjasë rreth 20 ditë, nga kjo drejtori thonë se Arsllani do të kthehet përsëri në burg, Në korrik të 2016-ës të njohurit si fajdexhinjtë nga Gostivari morën gjithsej 53 vite e gjysmë burg. Gjithsej janë dënuar shtatë persona. Grupi kriminal i përfshirë në rastin…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Buxheti i ri lokal i qytetit të Strugës për vitin 2018 parasheh 200 mijë euro për zgjidhjen e problemit me deponinë e egër të qytetit. Në fakt, bëhet fjalë për mjete qeveritare të cilat do t’i jepen komunës. Autoritetet lokale thonë se në mënyrë plotësuese në dispozicion kanë 200 mijë euro para shtetërore që nuk janë shfrytëzuar këtë vit. Por, opozita lokale nuk u beson premtimeve të Merkos. [embedded content]

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Gjykata e apelit vendosi që një gjyqtar i ri në Penale, të vendosë nëse materialet e regjistruara me masa të veçanta hetuese do të jenë dëshmi në gjykatë kundër kryeministrit Zoran Zaev. Gjykata më e lartë ka parë lëshime në vendimin e shkallës së parë të gjyqtares Diana Gruevska – Ilievska sepse Gjykata themelore Shkupi 1, gjatë miratimit të vendimit ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në vend që të vendosë Këshilli Penal, vendim ka miratuar kryetari i këshillit, i cili e gjykon rastin “Mitmarrja”. Aty Zaevi akuzohet se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov,…

Lexo më Shumë

28 Dhjetor Qyteti i Shkupit nuk ka organizuar asnjë manifestim në sheshin e qytetit për pritjen e Vitit të Ri 2018. Ky vit, lirshëm mund të llogaritet si një nga vitet më të varfra sa i përket programit për ndërrimin e viteve me arsyetimin, siç thanë nga qyteti i Shkupit, se mjetet e dhuruara nga sponsorët e caktuar do të dhurohen për personat e sëmurë nga mushkëritë e bardha. Zëdhënësi Valon Salihu megjithatë paralajmëroi qytetarët e Shkupit se sot në rrugën Maqedonia ka nisur programi i vitit të ri për fëmijë, i quajtur “Rruga e gëzimit” ku parashihen këngë, shfaqje…

Lexo më Shumë