29 Dhjetor
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve Brendshme me qëllim që gazetarët të jenë të lirë dhe të sigurt në kryerjen e detyrës së tyre. Memorandumi njëkohësisht parashikon që gazetarët të njoftohen vazhdimisht me punën dhe detyrat që është duke i kryer policia.
Jemi marr veshte që të bëjmë fushatë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e pjesëtarëve të MPB-së dhe rëndësinë e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe për gazetarët se si ata të munden në mënyrë të qetë dhe pa pengesa të bëjnë punë e tyre. Jemi marr veshtë së bashku të krijon një protokoll për të ofruar siguri në ngjarje me rrezik të lartë, si dhe për një komunikimit të vazhdueshëm të MPB-së dhe SHGM-së me qëllim që në mënyrë të lirë dhe të sigurt mediat të kryejnë punën e tyre- deklaroi ministër i Brendshëm Oliver Spasovski.

