29 Dhjetor
Të pastrehët e Qendrës në Momin Potok, sot për një moment harruan vuajtjet e hallet e tyre dhe u ndjenë të lumtur derisa Kryqi i Kuq dhe Qyteti i Shkupit u ndanë dhurata për vitin e Ri. Ata rrëfyen për problemet e perditshmërisë dhe jetën në rrugë ndërkohë apeluan te institucionet dhe njerëzit human për ndihmë ndaj kësaj kategorie të popullatës, jo vetëm në raste të këtilla.
Kryetar i ri shpresoj që me mundësitë e reja do të sigurojnë më shumë mjete dhe donacione për ndihmë të kategorive të prekura. Kam një lutje deri te të gjithë qytetarët humanë mos ta kthejnë kokën anash nga personat e pastrehë dhe rastet sociale sepse ka vetëm një numër të caktuar të njerëzve që ndihmojnë – tha Hasan Ametovski, Qendra e të pastrehëve.
Siç thanë nga Kryqi i Kuq, sot u ndihmuan rreth 200 persona të cilët janë vizitorë thuajse të rreullt të qendrës në fjalë. Ndërkohë, i pari i Shkupit, Shilegov u premtoi angazhim shtesë për zbutjene problemeve të tyre.
Sfidë e Kryqit të Kuq për vitin 2018 është krijimi i kushteve shtesë në këtë qendër, zgjërimi i sallës së bukës dhe hapësirës ku do të mund të punohet individualisht me këta persona që të njejtit t’i resocializojmë dhe t’i kthejmë në ritmin e jetës normale në qytetin tonë – tha Suzana Tuneva-Paunovska, Kryqi i Kuq.
Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi paraparë më shumë mjete me qëllim që si qytet i solidaritetit ta kthejmë pjesën humane të të jetuarit në qytet. Për mua, si kryetar i Shkupit më primare është të sigurojmë dhe të krijojmë politika që do t’u mundësojnë këtyre personave të mos jenë grupë i vecantë – deklaroi Petre Shilegov, Qyteti i Shkupit.
Dhuaratat që u ndanë për këta persona ishin veshmbathje dimërore dhe batanije. Gjithashtu nga Kryqi i Kuq njoftuan se Qendra për të pastrehët do të jetë e hapur edhe gjatë ditëve të festave ku do të ofrojë një festë simbolike për to dhe personat me gjendje të rëndë sociale.
Melihate Rustemi

