28 Dhjetor
Gjykata e apelit vendosi që një gjyqtar i ri në Penale, të vendosë nëse materialet e regjistruara me masa të veçanta hetuese do të jenë dëshmi në gjykatë kundër kryeministrit Zoran Zaev. Gjykata më e lartë ka parë lëshime në vendimin e shkallës së parë të gjyqtares Diana Gruevska – Ilievska sepse Gjykata themelore Shkupi 1, gjatë miratimit të vendimit ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në vend që të vendosë Këshilli Penal, vendim ka miratuar kryetari i këshillit, i cili e gjykon rastin “Mitmarrja”. Aty Zaevi akuzohet se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov, dhe eventualisht e gjithë kjo është regjistruar me kamerë.

