Po të kishte mënyrë për të numëruar, shprehja “Reforma në gjyqësor”, me siguri do të ishte njëra prej frazave më të përmendura nga politikanët dhe nga gazetarët në vitin 2017. Debati lidhur me këtë korpus të çështjeve zgjatën thuajse tërë vitin. Por, madje në ditët para se numëruesit të shkoj drejt 2018-ës, pushteti i ri arriti të bëjë disa ndryshime të ligjeve dhe të hartojë strategji – se çfarë më tutje. Nuk do të ketë prerje të mëdha, që do të thotë se nuk ka rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, nuk ka shkarkime të Këshillit Gjyqësor ose nga ana tjetër, zgjedhje të gjykatësve që nuk e kanë mbaruar “Akademinë”. Sipas rekomandimeve të Brukselit, në vend të revolucionit, reforma do të jetë evoluim. Por, a do të sjellë kjo qasje drejtësi më cilësore në vitin 2018?
Viti 2017 ishte edhe vit i ndryshimeve të rëndësishme kadrovike në gjyqësor. Në krye të Supremes erdhi Jove Vangellovski, ndërsa kryetar i Gjykatës Penale në Shkup u bë Ivan Xholev. Maqedonia u bë edhe me prokuror të ri shtetëror me Lupço Jovevski, ndërsa paraprakisht kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik, u bë Kole Shteriev”.
A po shkon Maqedonia drejt rrugës që duhet të sigurojë drejtësi më të mirë dhe më efikase, do të jetë e ditur tashmë në muajin prill. Atëherë do të publikohet Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Por, kjo do të jetë vetëm faqja e parë e udhëtimit që me siguri do të zgjasë edhe në vitet e ardhshme.
Alsat-M

