28 Dhjetor
Në seancën ku po mbahen pyetjet e deputetëve, shërbimet e Kuvendit deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, e kanë listuar si deputet të opozitës. Kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziajdin Sela ditë më parë paralajmëroi se partia e tij do braktisë koalicionin qeveritar ndërkohë pritet që funksionarët e Aleancës për Shqiptarët të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar.
Zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë.


