Author: almakos

27 Dhjetor Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente në Bit Pazar, saktësisht poshtë mbikalimit të vetëm. Një grua e moshuar ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga nja autobus publik që ishte në lëvizje drejt Mavrovkës. Për pasojë gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

27 Dhjetor VMRO-DPMNE sot do të kumtoj nëse partia do të kthehet në Parlament. Kështu ka paralajmëruar mbrëmë  lideri i kësaj partie Hristijan Mickovski pas takimit që pati me kryeministrin Zoran Zaev. Siç tha ai, në takim është biseduar për shumë tema aktuale ku janë prezantuar argumente dhe qëndrime nga dyja palët. Mickovski tha se këto takime janë konstruktive dhe pret që takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

Lexo më Shumë

27 Dhjetor Seancë e re për lëndën e PSP-së “Dhuna në Qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale. Në këtë lëndë janë të akuzuar 14 persona për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranoi i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12-të persona, mes të cilëve edhe ish lideri i VMRO-DPMNE-sl Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja…

Lexo më Shumë

27 Dhjetor Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë caktuar vazhdimet e mbledhjeve të 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe 22-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Pikat e mbetura nga rendi i ditës në mbledhjen e 13-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave të gatshme, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri në komunikacionin e rrugëve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për konstatimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është pika e vetme e mbledhjes së 12-të. Në vazhdimin e…

Lexo më Shumë

27 Dhjetor Në fushëgropa të caktuara edhe përgjatë Vardarit sot në mëngjes ka mjegull, ndërsa është ulur edhe dukshmëria deri 50 metra në fushëgropën e Strumicës. Në pjesët perëndimore të vendit mot me vranësira mesatare deri të mëdha, ndërsa në pjesët lindore me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Në pjesët perëndimore nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Lideri i ri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski bashkë me deputetët, sonte do të vendosin nëse kthehen apo jo në Kuvend. Pas takimit në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev, i pari i partisë më të madhe opozitare Mickovski u shpreh optimist se partia e tij do të jetë konstruktive vetëm në rast se një gjë të tillë do ta bëjë edhe Qeveria. Asnjëherë nuk duhet që opinioni të pres njëanshmëri. Konstruktiviteti patjetër duhet të jetë proces i dyanshëm. Pasi duhet të dimë se përgjegjësia më e madhe është e Qeverisë. Kuptohet edhe sot thash se opozita vetëm do…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Në qeveria ka kaluar propozim ligji për Agjencinë Teknike Operative (ATO) si dhe ai për ndjekjen e telekomunikimeve të përpunuara nga grupi i reformave në DSK. Alsat M mëson nga burgime në Qeveri se pas diskutimeve është plotësuar edhe kërkesa që kjo Agjenci ndryshe që ishte parashikuar më herët me një drejtor, tani të ketë edhe zv.drejtor me të cilin pritet të ruhet karakteri institucional i deritanishëm me dy drejtor, drejtor dhe zv.drejtor që nënkupton edhe ruajtjen e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë Agjenci. Poashtu siç zbardhi Alsat M ditë më parë drejtori pritet të zgjidhet me konkurs…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor EVN Maqedoni në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shkup, sot ndanë pako të Vitit të Ri për dhjetëra fëmijë pas strehë, fëmijë refugjatë dhe fëmijë nga shoqata me paralizë cerebrale. Përfaqësuesit e EVN-së thanë se kjo është vetëm një mënyrë simbolike për të gëzuar fëmijët në nevojë. Ndërkohë nga Kryqi I Kuq paralajmëruan se pakot e mbetura nga dita e sotme do të shpërndahen në familjet përkujdesëse. Viti I Ri është asociacion I bashkimit në familje, I dhuratave dhe disponimit të mirë. Fatkeqësisht , jo të gjithë fëmijët kanë mundësi ta përjetojnë këtë ndjenjë të Vitit të…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë i kaloi të gjitha filtrat në Kuvend dhe deri në fund të javës mund të miratohet në seancë plenare. Në arsyetimin para Komisionit ligjvënës- juridik, nga ministria e jashtme theksuan se përmes kësaj Maqedonia do të marrë ndihmë dhe mbështetje në përpjekjet për anëtarësim në BE dhe NATO. Për MPJ-në pozitive është edhe formimi i Komisionit për shqyrtimin e ngjarjeve historike. Të thellohet besimi i ndërsjellë mes dy palëve të kontraktuara, si dhe të kontribuohet për interpretim objektiv të bazuar në burime autentike dhe studime të bazuara historike. Komisioni do të…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor “Jemi në grevë për shkak të mos pagesës së pagave”. Njoftime të këtilla sot ishin vendosur në të gjitha dyert e dy objekteve të çerdhes “Borëbardha” në komunën e Çairit. Vendimi për grevë ishte i njëzëshëm nga të gjithë 75 të punësuarit në këtë institucion të cilët tashmë dy muaj janë pa paga. Në çerdhe sot ishin vetëm dy fëmijë. Drejtuesit e Sindikatës kërkojnë zgjidhjen e problemit duke përkujtuar se gjysma e të punësuarve kanë kredi dhe janë nëna vetushqyese. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, kishte grevë për rritje të rrogës e shumë kërkesa tjera, ne kërkojmë vetëm…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e fundvitit nuk doli nga korniza e retorikës së mëhershme. Ai kërkoj që përgjegjësia për dhunën e 27 prillit të mos gjeneralizohet duke kritikuar marrjen në pyetje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, akoma pa u hequr imunitetin. Është e nevojshme të vërtetohet përgjegjësia e atyre që kanë nxitur dhunë në Kuvend më 27 prill. Kush ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet duhet të përgjigjet. Por, përgjegjësia nuk duhet të gjeneralizohet. Përveç detyrimeve, qytetarët kanë edhe të drejta të respektohen – e drejta e mbrojtjes, imunitetit dhe presumimit të pafajësisë që janë bazë…

Lexo më Shumë

26 Dhjetor Pushteti dhe opozita nuk e vlerësojnë njëjtë fjalimin e kreut të shtetit Gjorge Ivanov para deputetëve në Kuvend. Sipas deputetëve të LSDM-së, fjalimi është i turpshëm dhe nuk ndryshon aspak nga kahja politike mbi të cilën ka ndikim VMRO-DPMNE-ja. Gjorge Ivanov e lëshoi mundësinë që të tejkalojë veten dhe retorikën partiake për përçarje dhe konflikte dhe të tregojë se është në nivelin e përgjegjësisë së tij si president i vendit dhe në këtë vit kyç për rivënien e demokracisë, të jape kontribut minimal për pajtimin që aq shpesh e përmendi në fjalim – dekalroi Frosinë Remenski, LSDM. BDI-ja e…

Lexo më Shumë