26 Dhjetor
Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e fundvitit nuk doli nga korniza e retorikës së mëhershme. Ai kërkoj që përgjegjësia për dhunën e 27 prillit të mos gjeneralizohet duke kritikuar marrjen në pyetje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, akoma pa u hequr imunitetin.
Është e nevojshme të vërtetohet përgjegjësia e atyre që kanë nxitur dhunë në Kuvend më 27 prill. Kush ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet duhet të përgjigjet. Por, përgjegjësia nuk duhet të gjeneralizohet. Përveç detyrimeve, qytetarët kanë edhe të drejta të respektohen – e drejta e mbrojtjes, imunitetit dhe presumimit të pafajësisë që janë bazë për çdo demokraci. Për fat të keq, pamë deputetë me pranga akoma pa hequr imunitetin dhe qytetarë të “Për Maqedoni të përbashkët” të akuzuar për terrorizëm- deklaroi President Gjorge Ivanov.
Duke komentuar reformat e planifikuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, kreu I shtetit deklaroi se mundësia për keqpërdorime nuk eliminohet.
Shohim paradoks. Ata që duhet te reformohen, tani udhëheqin me reformat. Ata që vinë nga teatri I gjenerimit të krizave, tani na ofrojnë zgjidhje. Lidhjet familjare dhe konfliktet e interesit të personelit në DSK janë bazë për keqpërdorim dhe punë jo të përshtatshme në këtë shërbim. Me propozim-ligjet nuk largohen vërejtjet e ekspertëve të Komisionit Evropian. Mundësia për keqpërdorim dhe punë të papërshtatshme mbetet e pandryshuar- theksoi President Gjorge Ivanov.
Ivanov u ndal për të kritikuar nivelin e lartë të ajrit të ndotur ku kërkoj përgjegjësi nga autoritetet vendore por më i shqetësuar dhe me kritika të ashpëra u shpreh ndaj mediave dhe raportimit të tyre.
Duke folur për ndotjen, është e pamundur të mos theksoj se përveç hapësirës jetësore është ndotur edhe hapësira mediatike. E vërteta asnjëherë nuk ka pasur aq armiq sa ka sot. Jetojmë në kohën e realitetit të rrejshëm mediatik. Duke shfrytëzuar lajme të rrejshme, në Maqedoni bëhet luftë perceptimesh- shtoi President Gjorge Ivanov.
Kreu I shtetit vazhdoi të kritikojë ashpër edhe fqinjët, duke I fajësuar për një pjesë të madhe të zhvillimeve jo të mira në vend.
Tashmë përmenda platformën e Tiranës e cila ishte përzierja populiste në punët e brendshme të Maqedonisë. Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër, vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në dhunën dhe aktet terroriste në Goshincë dhe Kumanovë. Zgjidhja për dallimin rreth emrit me Greqinë duhet të kërkohet vetëm në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku jemi të barabartë. Një zgjidhje e pranueshme duhet ta respektojë identitetin tonë kombëtar- përfundoi Gjorge Ivanov.
Sa I takon propozim-ligjit të gjuhës shqipe, Ivanov deklaroi se ai nuk kërcënon gjuhën maqedonase, por karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit.
Fatlume Dervishi

