26 Dhjetor
EVN Maqedoni në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shkup, sot ndanë pako të Vitit të Ri për dhjetëra fëmijë pas strehë, fëmijë refugjatë dhe fëmijë nga shoqata me paralizë cerebrale. Përfaqësuesit e EVN-së thanë se kjo është vetëm një mënyrë simbolike për të gëzuar fëmijët në nevojë. Ndërkohë nga Kryqi I Kuq paralajmëruan se pakot e mbetura nga dita e sotme do të shpërndahen në familjet përkujdesëse.
Viti I Ri është asociacion I bashkimit në familje, I dhuratave dhe disponimit të mirë. Fatkeqësisht , jo të gjithë fëmijët kanë mundësi ta përjetojnë këtë ndjenjë të Vitit të Ri. Të nxitur nga ajo që të bëjmë dicka të mirë, ne kompanitë që jemi partner të Kryqit të Kuq tentuam të gëzojmë dhe tu falim buzëqeshje sa më shumë fëmijëve që në mënyrë të denjë ta presin Vitin e Ri. Jo vetëm sot, ne dëshirojmë cdo ditë e tyre të jetë e buku dhe dëshirojë t’ua uroj Vitin e Ri të gjuthë fëmijëve duke ju dëshiruar shumë shëndet, fat dhe dashuri- deklaroi Lençe Karpuzovska, EVN.
Me ngjarjen e sotme, Kryqi I Kuq I Maqedonisë rrumbullakson bashkëpunimin dhe punën 12 mujore me fëmijët e organiztave dhe asociacioneve të ndryshme që verpojnë në teritorin e qytetit tonë. Do të argëtohemi bashkëkë këtu, do të shikojmë një film të animuar dhe do të marim këto pako të bukura nga EVN Maqedoni që buzëqeshjen e fëmijëve do ta bëjnë edhe më të lumtur. Bashkë me ne janë fëmijët në rrugë, fëmijë refugjatë, fëmijët nga shoqata me paralizë cerebrale- deklaroi Suzana Tuneva, Kryqi I Kuq.

