26 Dhjetor
Në qeveria ka kaluar propozim ligji për Agjencinë Teknike Operative (ATO) si dhe ai për ndjekjen e telekomunikimeve të përpunuara nga grupi i reformave në DSK. Alsat M mëson nga burgime në Qeveri se pas diskutimeve është plotësuar edhe kërkesa që kjo Agjenci ndryshe që ishte parashikuar më herët me një drejtor, tani të ketë edhe zv.drejtor me të cilin pritet të ruhet karakteri institucional i deritanishëm me dy drejtor, drejtor dhe zv.drejtor që nënkupton edhe ruajtjen e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë Agjenci. Poashtu siç zbardhi Alsat M ditë më parë drejtori pritet të zgjidhet me konkurs dhe votimi i tij do kalojë në Kuvend. Procedura të njëjta do të vlejnë edhe për zv.drejtorin. Është vendosur gjithashtu që zv.drejtori të ushtrojë kompetencat që ja siguron ligji.

