27 Dhjetor
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente në Bit Pazar, saktësisht poshtë mbikalimit të vetëm. Një grua e moshuar ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur është goditur nga nja autobus publik që ishte në lëvizje drejt Mavrovkës. Për pasojë gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

