26 Dhjetor
Lideri i ri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski bashkë me deputetët, sonte do të vendosin nëse kthehen apo jo në Kuvend. Pas takimit në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev, i pari i partisë më të madhe opozitare Mickovski u shpreh optimist se partia e tij do të jetë konstruktive vetëm në rast se një gjë të tillë do ta bëjë edhe Qeveria.
Asnjëherë nuk duhet që opinioni të pres njëanshmëri. Konstruktiviteti patjetër duhet të jetë proces i dyanshëm. Pasi duhet të dimë se përgjegjësia më e madhe është e Qeverisë. Kuptohet edhe sot thash se opozita vetëm do t’ia shtojë vlerën atij procesi. Kështu që prisni proces të dyanshëm dhe është mirë në këtë mënyrë të zhvillohen gjërat- deklaroi kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski.
A do të ktheheni në Kuvend?
Në veçanti do të vendosim për këtë, për shkak se tani, në këtë moment kam mbledhje me grupin parlamentar. Do të vendosim. Gjatë ditës së nesërme opinioni do të informohet për hapat e ardhshëm të VMRO DPMNE-së, u përgjigj Hristijan Mickovski.
Mickovski paralajmëroi ndryshime në VMRO DPMNE dhe politikat e saj, por nuk tha nëse do të ç’rrënjosë Gruevizmin nga VMRO DPMNE-ja.
Kështu termi unë nuk kam hasur as në libra e as në praktikë. Rreth politikave të reja kadrovike që do t’i ketë struktura e VMRO DPMNE-së dhe hapat që unë si kryetar do t’i marr do të jenë dëshmitarë në periudhën që na pret- paralajmëroi Hristijan Mickovski.
Hristijan Mickovski në krye të VMRO DPMNE-së erdhi pas largimit të Nikolla gruevskit, të cilin delegatët e zgjodhën për kryetar nderi të partisë. Mënyrën e zgjedhjes së Mickovskit e kundërshtuan disa delegatë, aktualisht deputet të VMRO DPMNE-së.
Anesa Saliu

