28 Dhjetor
Avokati i popullit Ixhet Memeti konsideron se propozim- ligji për amnisti nuk ofron drejtësi të plotë. Gjithashtu mbetet e paqartë se si do të zhvillohej zbatimi. Sipas Memetit, procedura patjetër duhet të saktësohet me detaje dhe të ndahet në procedurë administrative dhe në atë gjyqësore.
Nuk pajtohem dhe konsideroj se nuk është në rregull që kjo të jetë vetëm procedurë gjyqësore. Sepse do të krijojmë probleme në zbatim dhe do të kemi situata dhe veprim jo të barabartë të gjykatave- deklaroi Avokat i Popullit Ixhet Memeti.
Edhe Meri Nikolova e cila para tre viteve filloi nismën për Ligjin e amnistisë propozoi disa ndryshime. Kjo e fundit kërkon në amnisti të përfshihen edhe personat e dënuar në të holla e të cilët për shkak të varfërisë nuk janë në gjendje të paguajnë. Më pas, burgu i përjetshëm të ndryshohet me dënim me burg deri në 30 vjet, të mendohet personat të moshës mbi 70 vjeçe të lirohen nga dënimi me burg nëse vepra e tyre përfshihet në amnisti dhe amnistia të vlejë pasi ligji të hyjë në fuqi.
Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe nuk duhet të ketë selektim. Në të kundërtën nëse kalon si i tillë, Ligjit për amnisti do të jetë anti- kushtetues- tha Meri Nikolova.
Me propozim- ligjin parashihet lirim nga vuajtja e dënimit me burg për rreth 700 personave të dënuar me vendim fuqiplotë me burg deri 6 muaj ndërsa për rreth 3100 persona ulje të dënimit për 30%.
Alsat M

