27 Dhjetor
Të punësuarit në çerdhet “Borëbardha” dhe “Fidani” sot ndërprenë grevën pasi që Komuna e Çairit gjeti një zgjidhje të përkohshme për të siguruar pagat e edukatorëve për muajin nëntor. Nga komuna thonë se zgjidhja e përhershme do të vij vetëm pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Komunal, në të kundërtën që në fillim të vitit të ri 2018 sërish do të paraqiten problemet me pagat e mësimdhënësve, edukatoreve edhe administratës. Ndryshe zgjedhja e kreut të këshillit komunal të Çairit ka mbetur peng i inateve mes oponentëve politik.
Zgjidhja e këtillë normalisht se është bërë në interes të përgjithshëm për të marrë pagat e merituara edukatoret në kohë por pasi që nuk u arrit të realizohet në kohë ne menjëherë kemi reaguar për zgjedhjen e kësaj problematike. Kjo nuk mund të quhet zgjidhje e përhershme e situatës, normalisht se është zgjidhje e përkohshme deri në zgjidhjen e kryetarit të ri të Këshillit të komunës së Çairit I cili shpresoj se do të zgjidhet për një kohë të shkurtër që të mos kemi pengesa tjera juridike- deklaroi Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit.
Ndërkohë, prindërit që takuam në mëngjes nuk kishin sjellë fëmijët e tyre në çerdhe pasi ishin njoftuar një ditë më parë se punonjësit ishin në grevë.
Kemi fëmijë në çerdhe po sot nuk I kemi dërgu për shkak të mungesës së ushqimit. Djalit më të madh që është në klasë të parë I kemi ble ushqim”.
Vajzën që e kam në klasë të parë po, ndërsa të voglën jo. A ju kanë njoftu që mos t’i sillni apo? Dje na kanë njoftu- shprehen prindërit e fëmijve.
Greva në çerdhen “Borëbardha” nisi një ditë më parë për shkak të mos pagesës së pagave për muajin nëntor. Kolegëve të Borëbardhës sot iu bashkëngjitën edhe punonjësit e çerdhes “Fidani” të cilët pas disa orësh, pas lajmit se komuna ka lëshuar mjetet për pagën e nëntorit, ndërprenë grevën.
Melihate Rustemi

