27 Dhjetor
Prej sot filloi zbatimi i masave urgjente kundër ndotjes së ajrit. Ministria e Ambientit Jetësor mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është shënuar nivel i ndotjes mbi 200 mikrogram për metër kub, duke alarmuar autoritetet për aktivizimin e masave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë. Qyteti i Shkupit tanimë kumtoi se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë derisa sa të zgjasë kjo gjendje, ndërkohë që urdhëroi Ndërmarrjen Publike Komunale të fillojë me pastrimin intensiv të rrugëve, ndërkaq të punësuarit e Qytetit të Shkupit të shfrytëzojnë autobusët apo transportin e organizuar.
Nga data 27 dhjetor vendos transport publik pa pagesë në ndërmarrjet publike komunale dhe në autobusët privat deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes. Ju bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Shkupit t’i ndërpresin aktivitete ndërtimore që janë në kompetencë të tyre. Qyteti i Shkupit të intensifikoi inspektimin e kontrollit të automjeteve të rënda, ku u pa nëse të njëjta
Prej sot filloi zbatimi i masave urgjente kundër ndotjes së ajrit. Ministria e Ambientit Jetësor mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është shënuar nivel i ndotjes mbi 200 mikrogram për metër kub, duke alarmuar autoritetet për aktivizimin e masave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë. Qyteti i Shkupit tanimë kumtoi se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë derisa sa të zgjasë kjo gjendje, ndërkohë që urdhëroi Ndërmarrjen Publike Komunale të fillojë me pastrimin intensiv të rrugëve, ndërkaq të punësuarit e Qytetit të Shkupit të shfrytëzojnë autobusët apo transportin e organizuar.
Nga data 27 dhjetor vendos transport publik pa pagesë në ndërmarrjet publike komunale dhe në autobusët privat deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes. Ju bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Shkupit t’i ndërpresin aktivitete ndërtimore që janë në kompetencë të tyre. Qyteti i Shkupit të intensifikoi inspektimin e kontrollit të automjeteve të rënda, ku u pa nëse të njëjtat lëvizin me rrota të pastruara me qëllim të reduktimit të ndotjes. Inspektorët e Qytetit të Shkupit poashtu kanë kryer 1234 kontrolle dhe kanë shqiptuar 25 dënime ndaj kompanive të ndryshme për mos zbatimin e këtyre masave- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Nga ministria e Ambientit Jetësor thanë se i kanë njoftuar të gjitha kapacitetet industriale për reduktimin e prodhimeve dhe se ky dikaster po kryen inspektimin.
Ne sot kemi marrë masën që të gjithë fabrikave të mëdhaja me kapacitet të madh të definuara si A kapacitete, atyre ju bëjmë thirrje që ta zvogëlojnë apo ta reduktojnë procesin e prodhimit deri në 50%. Kjo do të ndikojnë në uljen e grimcave apo pluhurit, dhe kjo është njëra nga masat që vetë ministria i jep dhe mund ta zbatojë- tha Besa Tateshi, Ministrie e Ambientit Jetësor.
Inspektorati shtetëror i Ambientit Jetësor për Qytetin e Shkupit numëron gjithsej 4 inspektorë, numër ky i cili nuk plotëson nevojat e këtij institucioni për monitorim të mirëfilltë të punës së kapaciteteve industriale. Ndryshe, gjendje alarmi sa i përket nivelit të ndotjes është shpallur për Qytetin e Shkupit dhe qytetin e Tetovës. Por kjo e fundit për dallim nga autoritetet e kryeqendrës, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë të vetme për reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.
t lëvizin me rrota të pastruara me qëllim të reduktimit të ndotjes. Inspektorët e Qytetit të Shkupit poashtu kanë kryer 1234 kontrolle dhe kanë shqiptuar 25 dënime ndaj kompanive të ndryshme për mos zbatimin e këtyre masave- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Vjollca Aliti