27 Dhjetor
Në seancën për rendin e ditës në komunën Qendër u miratuan 23 pika, por kryetari i kësaj komune Sasho Butanoviq propozoi edhe dy pika shtesë, moratoriumin, gjegjësisht ndërprerjen e ndërtimeve për periudhë 2 mujore me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Kjo pikë u kundërshtua nga pjesa dërmuese e këshilltarëve të kësaj komune duke e vlerësuar këtë veprim si jo të arsyeshëm I cili nuk do të ndihmoj në këtë aspekt.

