27 Dhjetor
Më dy shkurt me gjykatës të ri do të vazhdojë gjykimi për rastin “shuplakat e porositura në Qendër”, ku i pandehuri i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Seanca gjyqësore u anulua, për shkak të orarit të ri të Gjykatës Penale dhe zhvendosjen e gjykatëses aktuale Tatiana Mihailova në një repart të ri. Gruevski shkurtimisht tha se kundër tij është duke u udhëhequr një fushatë diskreditimi politik dhe se procesi për dhunën para Komunës Qendër është një hakmarrje politike.
Akti i fundit ishte që t’i ndryshojnë edhe gjykatësit, të emërojnë gjykatës të ri, mund të supozojmë sipas çfarë kritere. Kjo është. Pra, fushata politike vazhdon për shkak se ashtu ka filluar dhe besojnë se ashtu duhet të udhëhiqet shteti- deklaroi ish kryeministër Nikolla Gruevski.
Prokuroria Speciale nuk sheh ndonjë problem në orarin e ri në Penale dhe vendosjen e gjykatësve të ri për lëndët e tyre. Ata kishin njohuri se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka filluar të ripërtërihet në aspektin teknologjik që t’u dalë në krah të pandehurve të cilët kërkojnë që seancat të regjistrohen.
Me sa kam njohuri unë, gjykata tashmë është në prokurimin e pajisjeve që do të mundësojnë gjykim në të njëjtën kohë në më shumë gjykime- deklaroi Gavril Bubevski, PSP.
Për “shuplakat e porositura në Qendër” dhe dhunën e organizuar, dy të pandehur tanimë e kanë pranuar fajin. Jordan Ristevski dhe Tomislav Lazarov morën nga gjashtë muaj dënim me kusht.
Bojan Stojanovski

