25 Dhjetor
Gjykata e Apelit Shkup sot do të mbajë seancë për të shqyrtuar ankesën e mbrojtjes të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e cila kërkon video që xhirimet të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore për rastin”Ryshfeti” ku ai është i akuzuar.
Seanca e fundit në Gjykatën e Apelit u shty për shkak se gjykatësi për këtë lëndë ka njoftuar se është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Supreme. Seanca u shty në kohë të pacaktuar. Avokatët e Zaevit nga Gjykata Penale kërkuan t’i ndajë këto xhirime nga materiali dëshmues, por Gjykata e refuzoi kërkesën e tyre dhe solli vendim që ato të jenë dëshmi, me këtë rast parashtruan ankesë te Gjykata e Apelit. Mbrojtja e Zaevit kërkon xhirimet të mos jenë dëshmi sepse tashmë janë publikuar në opinion dhe pastaj janë marrë dhe publikuar nga media.
Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov-Saçevllaev, lidhur me legalizimin e një toke ndërtimore.

