24 Dhjetor
Banorët e fshatit Izvor të Kërçovës thonë se shkaku i minimit të vazhdueshëm që bëhet për ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë, janë dëmtuar pothuajse të gjitha shtëpitë në fshat. Ata reagojnë se deri tani askush nuk ka ndërmarrë masa për ta riparuar dëmin. Edhe rruga që çon drejt fshatit të tyre, që përdoret nga kompanitë e ndërtimit është në gjendje të keqe.
Edhe shtëpitë kanë plasaritje nga minimi dhe askujt asgjë. Thonë është dashur të tregoni me kohë, dhe pastaj do të shihnim cili sa ka dëme në shtëpi. Ka plasaritje në shumë shtëpi nga minimi, edhe te unë. Të gjitha shtëpitë kanë krisur nga minimi- tha Zoran Kostadinovski, banor i Izvorit.
Rruga që kalon për autostradën, shumë shtëpi në fshatin tonë u shkatërruan. Ka procese gjyqësore nga popullata. Pa u marrë vendime dhe aktgjykime përfundimtare ata veprojnë si duan vet, ata e bëjnë shpronësimin. Shumë njerëz janë të dëmtuar dhe ankohen. Fshati është mbuluar me pluhur- deklaroi Jordan Petreski, kryetar i bashkësisë lokale.
Ata nuk besojnë se rruga do të ndërtohet as për 10 vjet, për shkak të realizimit të ngadaltë.
Nuk ka asgjë. Ata as që do ta bëjnë këtë rrugë. Paratë i morën. Tani TRANSMET u largua. Katër muaj këta njerëz nuk kanë marrë pagë. Duhet të vijë kompani që duhet të punojë, dhe jo të prishin dhe pastaj të riparojnë- thotë banor i Izvorit,Teodosije Karanfiloski.
Ne jemi të zhgënjyer. Unë nuk besoj se kjo edhe për 10 vjet do të bëhet. Ashtu siç është gabuar drejtimi i rrugës, tani duhet të ngjiten lart. A kështu projektohet rruga. Shih ku janë tunelet lartë- thotë banor i, Izvorit Zoran Kostadinovski.
Ndryshe rreth 150 punëtorë për shkak tre pagave të papaguara si dhe kontributeve nga kompania Transmet janë në grevë. Ata bllokuan rrugën që çon drejt fshatit Izvor, por edhe selinë e kontraktorit kryesor të autostradës Sinohidro.
Miki Trajkovski

