Aleanca për Shqiptarët nuk do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, sepse propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend. Kështu u shpre kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Zaev shtoi se Ministria e Shëndetësisë në fillim i ka takuar kësaj partie për shkak të Arben Taravarit, por ai tashmë është bërë kryetar i Komunës së Gostivait. “Askujt nuk i takon në parim Shëndetësia por shkohet në kualitet, zgjedhja bëhet në baza individuale, jo partiake. Më vjen keq për Selën, sepse ai ishte krah për krah me mua në Kuvend dhe për këtë shkak kaq gjatë…
Author: almakos
23 Dhjetor Motisot do të jetë i kthjellët por me temperatura që do të shkojnë nën zero, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore. Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri- Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore. Moti në Shkup do të jetë i ngjashëm me temperatura nën zero gradë Celsius.
22 Dhjetor VMRO-DPMNE-ja opozitare në çdo moment pritet të fillojë Kongresin e 16, ku delegatët e saj duhet të zgjedhin pasardhësin e Nikolla Gruevskit. Hristijan Mickoski është kandidati i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Kështu ka vendosur Komiteti Qendror i kësaj partie. Ndërkohë mësohet se deputetët të cilët kërkuan shtyrjen e kongresit, Ilija Dimovski, Trajko Veljanovski dhe Antonio Milloshoski do ta bojkotojnë punën e këtij kongresi, sepse sipas tyre, mbajtja e kongresit me vetëm një kandidat dëmton imazhin e partisë. [embedded content] [embedded content]
22 Dhjetor Kuvendi konstatoi dorëheqjen e deputetëve të LSDM-së. Nga socialdemokratët, dorëheqje prej posteve të deputetëve kanë dhënë deputeti Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçevski. Në të njëjtën kohë, nga posti i ministrit është larguar ministri pa resor Samka Ibraimovski. Asnjëri prej të lartpërmendurve nuk arsyetoi dorëheqjen e tyre në Kuvend. Këtu përfundojmë punën e kësaj seance deri në prononcimin e KSHZ-së. Pas raporteve që do të vijnë nga KSHZ-ja, vazhdojmë me punën e seancës së njëjtë- deklaroi kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi. Ndërkohë Lidhja e Romëve të Maqedonisë largohet nga koalicioni me VMRO-DPMNE-ne. Këtë e konfirmoi lideri i kësaj partie Amdi…
22 Dhjetor Projekti për planin realizues për Universitetin “Nënë Tereza” në vlerë prej 1 milion euro është bërë pa tender. Është përzgjedhur firma e cila kishte fituar konkursin për planin ideor të shpallur nga Universiteti. Bëhet fjalë për një kompani që është themeluar gjashtë muaj më parë. Rektori i Universitetit, Aziz Pollozhani thotë se gjithçka e bazuar në ligj dhe se punimet për kampusin universitar në vlerë prej 25 milion euro do të nisin në qershor të vitit të ardhshëm. Ligji e parasheh mundësinë që për ta bërë projektin kryesorë mund të futesh në marrëveshje me firmën fituese, me qëllim…
22 Dhjetor Propozim ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ai për formimin e Qendrës Teknike Operative së shpejti pritet të miratohen nga Qeveria, që më vonë të kalojnë në procedurë parlamentare. Draft-ligjet e përgatitura nga grupi i punës kanë marrë formën përfundimtare dhe, siç mëson Alsat M, pritet që në tavolinën e ekzekutivit të vendosen gjatë javës së ardhshme. Versioni përfundimtar i tyre parashikon që Qendra Teknike Operative, që do të jetë kompetente për ndjekjen e komunikimeve, të fillojë përgatitjet për funksionimin e saj menjëherë pas miratimit të ligjit. Kërkesë për ndjekje dorëzon prokurori publik kompetent me vetiniciativë ose me…
22 Dhjetor Gjykata Penale ka vendosur që për rastin e arrestimit të Lubo Boshkovskit, të gjykohen ish shefi i njësitit Alfa dhe pesë pjesëtar të saj, pro jo edhe Sasho Mijallkov. Me këtë gjykata ka pranuar pjesërisht akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën “Tortura”. Vendimi që të mos gjykohet i akuzuari i parë, Sasho Mijallkov, sipas informatave të televizionit Alsat është i papranueshëm nga PSP-ja e cila do të ankimoj vendimin në Gjykatën e Apelit. Ky është rasti i dytë që Gjykata Penale të vendos vetëm pjesërisht për akuzat e speciales. Një epilog të ngjashëm kishte edhe rasti “Titanik 2”…
22 Dhjetor Ish Ministrja e Punëve të Mbrëmshme, Gordan Jankullosvka është gjendur sot përballë të akuzuarve për rastin Monstra, madje i ka mbajtur atyre hapur derën e gjykatës deri sa po dilte nga ndërtesa ku po hynin personat e dyshuar për këtë rast të cilët sipas vendimit të gjykatës supreme duhet rregullisht të paraqiten në gjykatë. Ndonjë reagim nga Haki Aziri e Agim Ismailoviq nuk ka pasur, por nga pamjet Jankullovska duket e habitur duke komentuar me avokatin e saj, Petar Vasilevski. Të akuzuarit e rastit Monstra ishin dënuar me burgim të përjetshëm bazuar në akuzat e ngritura nga MPB-ja…
22 Dhjetor Delegatët në Kongresin e 16 të VMRO-DPMNE-së do të mund të zgjedhin vetëm emrin e një kandidati. Hristijan Mickoski do të jetë kandidati i vetëm për postin e kryetarit. Komiteti Qendror mbrëmë ka konstatuar kandidaturën e tij, duke hedhur poshtë njëkohësisht një kandidaturë e cila sipas njoftimit të VMRO-së, nuk ka plotësuar kushtet juridike për të qenë e valide. Mickoski duke mos dashur të komentojë përçarjet e brendshme në lidhje me kandidaturën e tij tha shkurt se si kryetar i ardhshëm do të ketë parasysh kapacitetin e deputetëve dhe kolegëve të cilët kërkuan shtyrjen e Kongresit partiak. Kemi…
22 Dhjetor Qeveria pa precizuar se kur, njoftoi se së shpejti emrat e propozuar për ministër dhe zëvendësministra do t’i dorëzoj në Kuvend. Pas takimit të djeshëm mes liderit të ASH-së, Ziadin Sela dhe Kryeministrit Zoran Zaev palët nuk kanë lëvizur qëndrimet. Derisa Sela vazhdon të mbaj qëndrimin se subjektit të tij i takon Shëndetësia, LSDM-ja mbetet në korniza të ofertës për Sekretariatin për zbatimin e reformave. Aleanca nuk ka plan B që do të detyronte këtë subjekt të ndryshonte Shëndetësinë me subjekt tjetër, por në rast se Zaev vendos që propozimet t’i dërgoj në Kuvend pa pastrimin e dilemave…
22 Dhjetor Banesat e shkyçura, nga viti i ardhshëm më nuk do të paguajnë për ngrohjen qendrore. Qeveria ka njoftuar se amvisëritë që janë të shkyçura nga ngrohja qendrore në Shkup, në vitin 2018 do të lirohen nga pagesa e paushallit të cilin për momentin e paguajnë. Problemi me të cilin përballen qytetarët, qeveria parashikoi ta zgjidh përmes propozim Ligjit të ri për Energjetikë. Në aktet nënligjore të Ligjit për Energjetikë, që do të zbatohet gjatë vitit 2018, janë paraparë zgjidhje specifike me të cilat në kuadër të rregullativës ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar, ka njoftuar Qeveria.
22 Dhjetor Në Kuvend ka filluar debati për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ajo që vërehet sot në Kuvend është mungesa e të gjithë deputetëve të opozitës, përveç Amdi Bajramit, që aktualisht bën pjesë në këtë grup parlamentar. Të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së më herët kishin njoftuar kryetarin e Kuvendit, z. Telat Xhaferi për mospjesëmarrjen e tyre në këtë seancë si shenjë proteste ndaj kolegëve të tyre që ndodhen aktualisht në burgun e Shutkës. Ndërsa një ditë më parë në linjë telefonike për Alsat M, Amdi Bajram ka vendosur të ndërpresë bojkotin e Kuvendit dhe të kthehet, duke shprehur edhe…

