Aleanca për Shqiptarët nuk do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, sepse propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend. Kështu u shpre kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Zaev shtoi se Ministria e Shëndetësisë në fillim i ka takuar kësaj partie për shkak të Arben Taravarit, por ai tashmë është bërë kryetar i Komunës së Gostivait.
“Askujt nuk i takon në parim Shëndetësia por shkohet në kualitet, zgjedhja bëhet në baza individuale, jo partiake. Më vjen keq për Selën, sepse ai ishte krah për krah me mua në Kuvend dhe për këtë shkak kaq gjatë zgjatën bisedimet për këtë problematikë, por nuk arritëm zgjidhje të përbashkët- tha Zaev.

