22 Dhjetor
Ish Ministrja e Punëve të Mbrëmshme, Gordan Jankullosvka është gjendur sot përballë të akuzuarve për rastin Monstra, madje i ka mbajtur atyre hapur derën e gjykatës deri sa po dilte nga ndërtesa ku po hynin personat e dyshuar për këtë rast të cilët sipas vendimit të gjykatës supreme duhet rregullisht të paraqiten në gjykatë. Ndonjë reagim nga Haki Aziri e Agim Ismailoviq nuk ka pasur, por nga pamjet Jankullovska duket e habitur duke komentuar me avokatin e saj, Petar Vasilevski. Të akuzuarit e rastit Monstra ishin dënuar me burgim të përjetshëm bazuar në akuzat e ngritura nga MPB-ja e cila atë kohë drejtohej nga Gordana Jankullovska e cila grupin e kishte etiketuar si “terroristë islamik”. Por pas reagimeve të shumta dhe dëshmive të reja, Gjykata Supreme ka vendosur anulimin e vendimeve me burgim të përjetshme dhe kthimin e rastit në rigjykim në shkallën e parë.

